32 “gjeneralë”, për të drejtuar “ushtritë” e tyre në tokën ruse!

Analiza e timonierëve që do të përpiqen të çojnë “anijet” e tyre deri në port, për trofeun, edhe pse për disa era është në favor dhe për të tjerë është kundër

0

Emra të njohur, më pak të njohur, baste dhe personazhe… Ish-legjenda, misteriozë dhe diletantë. Albumi i 32 trajnerëve që do të drejtojnë 32 kombëtaret e Botërorit “Rusi 2018” është i pasur. Sigurisht, objektivat ndryshojnë, por jo pasioni, puna dhe ëndrrat. Ato, janë të njëjta, për këdo. Sepse, në Moskë, çdokush do të donte të mbërrinte, për finalen e madhe.

Arabia Saudite – Huan Antonio Pici
Pas kënaqësisë në Kupën e Amerikës “Centenario” (100 vjet) që ia rrëmbeu Argjentinës – për të dytën herë në dy vjet, me penallti, trajneri argjentinas në mënyrë të pabesueshme ishte autor i një drame në Kili: brezi i artë i kombëtares është përjashtuar nga Botërori për shkak të humbjeve ndaj Paraguajit dhe Bolivisë, por Pici sidoqoftë gjeti mënyrën për të qenë i pranishëm në Rusi, në stolin e Arabisë Saudite. Luan me skemën 4-3-3 dhe me variante, por udhëheq kombëtaren më të varfër të turneut dhe ndoshta më e thjeshtë të mendohet te një skemë e kolauduar 4-3-3.


Argjentinë – Horge Sampaoli
Dishepull i Bielsës, ka kaluar jetën e tij si trajner në Kili, Peru dhe Bolivi, pa stërvitur kurrë Argjentinën e madhe. Është me pasaportë, por jo me zemër: në Kupën e Amerikës 2015 i dha një goditje të rëndë kombit të tij, duke e mundur në finale me penallti. Përpara se ai të merrte “Albicelsetet”, ata luanin me një 3-3-1-3 shumë ofensive, tani është në kërkim të ekuilibrit me një 4-2-3-1, por nuk është e thënë se s’mund të kthehet te mbrojtja me tre për të shfrytëzuar kapacitetin ofensiv të futbollistëve.


Australi – Bert van Marvijk
Në dominon e madhe të bankinave, holandezi është një nga protagonistët kryesorë: stërviste Arabinë Saudite që e çoi në botëror, por iu hoq mandati pasi nuk pranoi të banonte në atë vend. Vendin e tij e mori Pici, por për fatin e tij të mirë, trajneri australian Angelos Postekoglu vendosi të jepte dorëheqjen në nëntor të vitit 2017. Kujtojmë që edhe Xhani de Biazi ishte në garë si pasues i tij. Kështu, Van Marvijk do të luajë një Botëror tjetër pas atij në 2010, me Holandën, ku e preku triumfin, deri në momentin që Kasijas ia mohoi dhe Iniesta i prishi ëndrrën. Në staf, edhe Van Bomeli.


Belgjikë – Roberto Martinez
Pika kulmore e karrierës së Martinezit është Uigani, pasi rikthehu Suonsin në Championship: tre sezone të mira, të finalizuara me po aq mbijetesa, teksa më pas ra (jo vetëm për faj të tij) në të fundit. Por, megjithatë, “Latics” fitojnë FA Cup ndaj Mançester Sitit të Roberto Mançinit, duke siguruar praninë në Europë. Me Evertonin rritet ende, duke arritur te kualifikimi në Champions League, ndërsa në 2016 vjen thirrja e Belgjikës, në vend të Vilmotsit. Deri tani, 10 fitore, 4 barazime dhe vetëm 1 humbje.


Brazil – Tite
Nofka është për të sintetizuar Adenor Leonardo Baki, familja me origjinë mantovane, ai ish-mesfushor i Brazilit nënkampion të vitit 1986. Si trajner, shumë eksperiencë te klubet e kampionatit, nga Flamengo, te Gremio e Kruzeiro. Por, edhe Korinthias. E gjen veten duke fituar Brasileirao në 2011, përpara se të shkarkohet në vitin 2013. Situatë e njëjtë në 2015, me një tjetër kampionat brazilian të fituar, duke çuar në shtëpi edhe një Libertadores dhe një Recopa. Nga viti 2016 është pasuesi i Dungës në bankinën më të lakmuar në Brazil, Seleçao, me të cilën është duke vendosur një sërë rekordesh.


Kolumbi – Hoze Pekerman
Ka stërvitur Argjentinën në botërorin 2006, pa arritur gjysmëfinalen, i mundur nga Gjermania në çerekfinale, me grushte në fund. Ka fituar gjithçka me kombëtaret e të rinjve të Argjnetinës U-20, shumë herë. Eshtë bërë trajneri i Kolumbisë në vitin 2012, duke luajtur një futboll të bukur dhe duke lënë një përshtypje të mirë edhe në kupën e Botës të zhvilluar në Brazil.


Kore e Jugut – Shin Tae-Jong
E nis karrierën si trajner në Australi, te Brisbein Ror, për të kaluar më pas te Seongnam, klub që e ka parë protagonist për më shumë se një dekadë në fushë. Nga viti 2014 është brenda federatës koreanojugore, duke stërvitur edhe kombëtaren Olimpike. Në 2017-n merr vendin e Uli Stilke, trajneri gjerman, pas humbjes ndaj Katarit, që vuri në rrezik kualifikimin.


Kosta Rika – Oskar Ramirez
Ka kaluar gjithë jetën sportive në Kosta Rika, në fillim si futbollist dhe më pas si trajner i skuadrave më të mira kostarikane. Në “Gold Cup” të fundit ka arritur që të fitojë bronzin, por në Kupën e Amerikës “Centenario” u eliminua në turin e parë pavarësisht fitores ndaj Kolumbisë. i ka marrë vendin Paulo Uançop.


Kroaci – Zlatko-Dalic
Mund të thuhet që ka qenë shpëtimtari i atdheut. Në diferencë me Italinë, federata kroate ka vendosur që përshëndesë Mamiçin përpara kohe, pasi gjërat po shkonin keq e më keq, duke marrë Deliçin dhe normalizuar situatën. Futbollistët e duhur në vendin e duhur. Jo ndonjë CV e madhe, ajo e Daliçit, që ka stërvitur në atdhe dhjetë vjet më parë, përpara se të bënte një xhiro në stadiumet arabe.


Danimarkë – Age Hareide
Ka marrë frerët e kombëtares pas lamtumirës së Morten Olsenit, dekan i futbollit danez me 15 vjet nën udhëheqjen e kombëtares. Norvegjez, ka krijuar pjesën më të madhe të karrierës së tij në Skandinavi, duke kaluar të tre kampionatet më të rëndësishme (la vetëm atë finlandez). Ka fituar tre kampionate në tre kombe të ndryshme. Ka stërvitur edhe Norvegjinë.


Egjipt – Hektor Kuper
Emri i tij do të mbetet i lidhur në mënyrë të padiskutueshme me dy imazhe. Një për fitoret me Valencian, për dy finalet radhazi të humbura në Champions ndaj Bajern Mynihut dhe Real Madridit. Tjetra për 5 majin 2002, dita e lotëve të Ronaldos, 4-2 i pësuar nga Lacio që nuk kishte se çfarë t’i kërkonte kampionatit. Eksperiencat vijuese nuk kanë qenë ndër më të mirat. Eshtë trajner i Egjiptit nga viti 2015 dhe e ka nisur menjëherë me një dështim, duke humbur finalen e Kupës së Afrikës.


Francë – Didier Deshamp
Finale e Champions me Monakon, fitore në Serinë B me Juventusin, një Ligue 1 me Olimpik Marsejën. Një CV e mirë, edhe pse duhet konsideruar humbja në Francë me “gjelat” në Euro 2016, kur ishte favoritja absolute, ndaj Portugalisë. Mbetet megjithatë, një ndër trajnerët më fitues, me skemën e tij 4-3-3 që i jep mundësi Pogbasë që të jetë një mesfushor krahu, diçka e parë te Juventusi, pa detyra mbrojtëse. Duhet të gjejë sidomos ekuilibrin në repartin e avancuar.


Gjermani – Joakim Lëv
Mund të bëhet Aleks Ferguson i radhës, të paktën në kombëtaren gjermane. E drejton prej vitit 2006, kur Klinsmani vendosi të largohej dhe Lëv ishte asistenti i tij. Sigurisht, ka korrur më pak se sa ka mbjellë, duke humbur edhe finalen në Europianin e parë, në gjysmëfinale ka shkuar dy herë të tjera, ndërsa në vitin 2010 i është dashur të ngrejë flamur të bardhë ndaj Spanjës. Gjermania është gjithmonë, Lëv tashmë është markë garancie. Ndonjëherë ndryshon modul, por jo rezultatin. Dhe, dhoma e trofeve thotë: tre bronx, dy ar dhe një argjend. Në gjashtë kompeticione të luajtura, jo keq…


Japoni – Akira Hishino
Ish-futbollisti i Hitaçi Reisolit, më pas i kthyer Kashiua, ka jetuar gjatë gjithë karrierës së tij në atdhe mes kombëtareve të të rinjve dhe klubit. Trofe mbi trofe me Gamba Osakën, ku ka fituar edhe vendin e tretë në Botëror, është kthyer në Japanese FA si drejtor teknik, por nga 9 prilli ka marrë vendin e të shkarkuarit Vahid Haliloxhiç.


Angli – Garet Sauthgejt
Për vitë të tëra nuk ka stërvitur, në kalimin nga Midëllsbrou te kombëtarja angleze U-21. Ishte trajneri i parë i Anglisë, përpara ardhjes së Alardajs, për t’u kthyer pas skandalit të ish-trajnerit të Kristal Palasit, në një video ku shpjegonte si të “driblonte” rregullat e Federatës Angleze (FA). Ishte ko-moderator i emisioneve të Botërorit 2006 dhe mund të kishte një rol brenda kombëtares angleze, por zgjodhi fushën.


Iran – Karlos Keiroz
Portugez, ish-trajneri i Real Madridit dhe Mançester Junajtidit (si asistent), për të shtuar trajner i luzitanëve deri në vitin 2010, ka një eksperiencë epokale me Iranin. Dhe prej 7 vjetësh në pankinën aziatike, duke gjetur 4-2-3-1 dhe 4-3-3. Irani është një skuadër shumë e ekuilibruar, nuk ka humbur kurrë në 18 ndeshjet e kualifikueseve të Europianit.


Islanda – Heimir Hallgrimson
Për ato që kujtojnë Botërorin 1966, Italia u eliminua nga Pak Do-Ik, gjestet e të cilit u bënë thuajse tradicionale dhe të përhapura, aq sa përfaqësonte simbolin e diletantizmit, me të qenurit e tij dentist. Koreanoveriori nuk ishte diletant, absolutisht. Hallgrimson është, ose më saktë ka qenë deri në 2016, kur u bë trajneri i kombëtares islandeze: ishte ndihmës në 2011, pesë vjet më pas u bë trajneri i vetëm.


Marok – Herve Renard
Ka fituar Kupën e Afrikës me Zambian dhe Bregun e Fildishtë, por në përgjithësi është një nga trajnerët më të njohur në kontinentin afrikan. Ka stërvitur edhe Angolën, përveç se është rikthyer për një periudhë në Francë mes Sosho dhe Lilë.

17446 27141015JDI_PRE_DT_MEX_OSORIO

Meksikë – Osorio
Kolumbian, ish-ndihmës i Kevin Kiganit te Mançester Siti. Për pjesën tjetër, një karrierë e ndërtuar praktikisht mes Veriut dhe Amerikës Jugore, me Çikago Fajër dhe Nju Jork Red Bull, për të kaluar më pas te Onse Kaldas, Atletiko Nacional dhe San Paolo. Luan me 4-3-3 shumë praktike, duke humbur vetëm ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Hondurasit: për pjesën tjetër, nuk pëson thuajse kurrë gol. Ka një njollë, megjithatë: 0-7 e pësuar në Kupën e Amerikës, ndaj Kilit.


Nigeri – Gernot Rohr
Duke kujtuar sidomos Bodonë e mrekullueshme të vitit 1996, ajo që mund t’i besonte Lizarazu, Djugarri dhe sidomos Zidanit, nuk arriti t’i jepte lustër karrierës pas këtij momenti të lumtur: 3-0 ndaj Milanit (pas 2-0 të pësuar në ndeshjen e vajtjes), ishte rezultati më i mirë i historisë. Më pas, Nica dhe Azhakso, mes të tjerash, ndërsa nga 2010 është në Afrikë. Në grup ka mundur Algjerinë dhe Kamerunin pa shumë probleme.


Panama – Dario-Gomez
Trajner me kurs të gjatë, i rritur në hijen e një prej monumenteve të futbollit kolumbian si Maturana, në 1998 udhëheq “Cafeteros” në Francë, duke fituar ndaj Tunizisë (që do të gjejë në qershor) dhe duke humbur ndaj Anglisë – edhe ajo – dhe Rumanisë. Në 2002 është kundërshtari i Italisë me Ekuadorin e de la Kruz, që mundet 2-0 në ndeshjen përuruese por që, duke fituar me Kroacinë, i jep kalimin e turit axurrëve.


Peru – Rikardo Gareka
Nofka është e qartë: Tigri. Ish i Boka Juniors dhe River Plejt, ky është lajmi, ka xhiruar big-ët e Argjentinës si futbollist dhe trajner. Nuk ka marrë pjesë në Botërorin 1986, fitues, në Meksikë. Dërgoi Perunë në gjysmëfinalen e Kupës së Amerikës në 2015, kur u emërua trajner vetëm katër muaj përpara nisjes së turneut. Me Velez ka fituar tre kampionate. Di të bëjë ekipet të luajnë mirë. Pyesni Kroacinë, që u mund 2-0 javën e shkuar në “Hard Rock Stadium” të Majemit.

during the UEFA EURO 2016 Group C match between Ukraine and Poland at Stade Velodrome on June 21, 2016 in Marseille, France.

Poloni – Adam Navalka
Ka stërvitur vetëm në Poloni, vetëm ekipe të dorës së dytë. Me kombëtaren po bën një punë të shkëlqyer. i pafat në Europian, pasi ndaloi Portugalinë, por u mund me penallti, moduli i tij është 4-4-2 që, shpesh, përshtatet me një sulmues të vetëm.

Portugal head coach Fernando Santos during the match between Portugal and United States of America International Friendly at Estadio Municipal de Leiria, on November 14, 2017 in Leiria, Portugal. (Photo by Bruno Barros / DPI / NurPhoto via Getty Images)

Portugali – Fernando Santos
I konsideruar një shenjtor në Portugali, sidomos pas fitores në Euro 2016, zgjedh gjithmonë 4-4-2 klasike. Ka çuar kombëtaren në botëror falë 9 fitoresh dhe 1 humbje, ndaj Zvicrës, duke shmangur playoff. Në botërorin e fundit ishte në krye të Greqisë, duke humbur ndaj Kosta Rikas me penallti, ndërsa në Europianin 2012 shkoi në çerekfinale.


Rusi – Stanislav Çershesov
Si portier ishte një siguri, si trajner ka fituar një kampionat polak dhe kupën me Legia Varshavën. E di që ka një skuadër më të vogël se pritshmëritë, edhe pse federata ruse ka bërë të pamundurën për t’i dorëzuar një brez cilësor. Ndoshta, do të zgjedhë një formacion mbrojtës, me 3-5-1-1.


Senegal – Ali Sise
Në mesfushë bënte namin, si kapiten në botërorin koreanojugor, aq sa bindi Birmingamin ta merrte nga PSG. Më pas, te Portsmuth, një nga formacionet më ambicioze në Premier. Në 2002 humbet pjesën më të madhe të familjes për shkak të një përmbytje të tragetit në brigjet e Gambias.


Serbi – Mladen Krstajiç
Ish-mbrojtës qendre, një jetë në Bundesligë mes Shalkes dhe Verder Bremenit, është edhe presidenti i Radnick Bijeljina, klub i Premier League në Bosnje, nga 2015. Eshtë shumë ndryshe në krahasim me ato që kanë qenë përpara tij, edhe për sa i përket çështjes nacionalizëm, aq sa ka përjashtuar mundësinë që ai të bëjë dalime racore. Krstajiç është zgjedhur pasues i Muslin.


Spanjë – Fernando Hierro
Ish-mbrojtësi i Spanjës dhe Real Madridit e gjen vetenë si debutues në Botëror në stolin e Spanjës, hera e parë që udhëheq një kombëtare, duke marrë në mënyrë të bujshme vendin e Lopeteguit, i shkarkuar pasi u zyrtarizua si trajner i Realit. Hierro ka drejtuar sezonin e fundit Real Oviedon, teksa nisi punë si zëvendës i Anccelotit më 10 korrik 2014, duke zëvendësuar Zidanin, që mori Real Madrid Kastijën.


Suedi – Jan Anderson
Trajneri shkollor, por efikas, nuk ka arritur nivele të larta, as si lojtar dhe as si trajner. Ka fituar një kampionat suedez me Norrkoping, që ka rifituar pas 26 vjetësh. 4-4-2 është klasike, e importuar te sakrifica, në mungesë të teknikës.


Zvicër – Vladimir Petkoviç
Kombësi e trefishtë, duke qenë se ka lindur në Sarajevë: boshnjak, serb dhe zviceran. i aftë të organizojë skuadrën. Objektivi është të arrijë në çerekfinale. Cilësia nuk është se i mungon, por duhet thjesht edhe pak fat…


Tunizi – Nabil Malul
Një nga “përbindëshat” e futbollit tunizian i viteve ’90, ishte asistent i Rozher Lemer, trajneri francez, i fundit që mori pjesë në një Botëror. Ka kaluar karrierën në Tunizi dhe Arabi Saudite, duke stërvitur edhe kombëtaren olimpike në 2004.


Uruguaji – Oskar Tabarez
Një nga monumentet e futbollit uruguaian, ka stërvitur edhe në Itali me Kaljarin dhe Milanin. Nga 2006 është në stol, duke arritur në çerekfinale në Botërorin 2010 në Afrikë falë Forlanit dhe duke fituar Kupën e Amerikës, në 2011, në sfidën ndaj Paraguajit. Ka stërvitur përfaqësuesen “Celeste” në tre botërore, deri tani. Ky do të jetë i katërti. Në 2016 karriera e tij u rrezikua, pas një sëmundje të rëndë, por e fitoi atë betejë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.