32 finalistët e Botërorit, 32 formacionet bazë!

Kupa e Botës nis sot, por cilat janë formacionet bazë të 32 finalisteve? Në zbulim të protagonistëve…

Argjentina (4-3-3)
Kabajero
Merkado Otamendi Roho Taljafiko
Banega Maskerano Bilja
Mesi Higuain Di-Maria

Argjentina është një ndër ekipet pretendente për të fituar Botërorin, por skuadra e drejtuar nga Horge Sampaoli ka ngritur shumë pikëpyetje me lojën e dobët që “Albiçelestët” kanë treguar në fushë. Ashtu si katër vite më parë ata varen nga “magjia” e Lionel Mesit.

Australia (4-2-3-1)
Rajan
Risdon Milligan Seinsbëri, Behiç
Jedinak Moi
Leki Rogiç Kruse
Juriç

“Socceroos” siç njihen në Australi vijnë në këtë Botëror me një skuadër shumë më të dobët se turnetë e kaluara. Tim Kahill tani 38-vjeç ka humbur shkëlqimin e dikurshëm, ndërsa mesfushës i mungon eksperienca e një veterani si Mark Breshiano.

Brazili (4-3-3)
Alison
Danilo T.Silva Miranda Marselo
Paulinjo Kasemiro Kutinjo
Uillian Zhezuz Nejmar

“Seleçaos” i është kthyer hija e dikurshme falë trajnerit Tite. Brazili është ndër favoritët për të ngritur kupën në finalen në stadiumin “Luzhniki”. Tani është momenti perfekt për të shtuar një yll të gjashtë në fanellë.

Kolumbia (4-2-3-1)
Ospina
Arias D.Sançez Zapata Mohisa
K.Sançez Aguilar
Kuadrado Hames Uribe
Falkao

Në ndryshim nga katër vite më parë, kolumbianët do të kenë një bonus të madh, pasi kapiteni Radamel Falkao do të jetë në fushë, dhe me siguri do të kryejë më së mirë detyrën e tij si lideri dhe pika kyçe e lojës së amerikano-latinëve. Me në krye me një trajner veteran si Pekerman, kolumbianët mund të jenë fare mirë një ndër surprizat e këtij Botërori.

Kosta Rika (5-4-1)
Navas
Gamboa Uatson Akosta Duarte Oviedo
Ruiz Guzman Borges Kembëll
Urenja

Kostarikanët ishin një ndër surprizat e Botërorit të kaluar. Sot katër vite më vonë shumë pak ka ndryshuar nga ata, i njëjti stil loje dhe pothuajse asnjë lojtari i ri.

Belgjika (3-4-3)
Aldervireld Kompani Vertongen
Munier De Brujn Vitsel Karrasko
Mertens Lukaku Hazard

“Gjenerata e artë” siç quhet shpesh brezi i tanishëm i futbollistëve belgë nuk ka arritur të mbajë siç duhet prestigjin e këtij përshkrimi. “Djajtë e Kuq” kanë një sulm dhe mesfushë për t’u pasur zili, por krahët e mbrojtjes vazhdojnë të mbeten një “minus” i madh.

Kroacia (4-2-3-1)
Subashiç
Vrsaljko Lovren Çorluka Vida
Badelj Rakitiç
Kramariç Modriç Perishiç
Manxhukiç

Kroacia është përfaqësuesja më e denjë e rajonit të ballkanit. Një kombëtare me një mesfushë për t’u admiruar, kroatët do të jenë një ndër ekipet që do të përpiqen të t’u shkaktojnë telashe skuadrave në letër pretendente.

Danimarka (4-2-3-1)
Shmajkël
Dalsgard Kjaer Kristensen Larsen
Kvist Delanei
Polsen Eriksen Sisto
Jorgensen

Danezët kanë një ekip simpatik, i cili kryesohet nga mesfushori i Totenhemit, Kristian Ekiksen. 26-vjeçari ka një formë të “përbindshme” me kombëtaren, pasi në 20 ndeshjet e fundit ka realizuar plot 16 gola. Në prapvavijë Shmajkëll, Kjaer dhe Kristensen janë mëse të sprovuar.

Egjipti (4-2-3-1)
Esam El-Hadari
Fathi Gabr Hegazi Shafi
Hamed Elneni
Salah El-Said Trezëge
Kuka

Egjiptianët kthehen në këtë turne pas një “agjërimi” prej 28 vitesh. Mohamed Salah është padyshim lojtari numër “1” i kësaj skuadre, ndërsa në porta rezervon një personazh më vete si Esam El-Hadari, i cili debuton në Botëror në moshën 45-vjeçare, një rekord i denjë për librin “Guinnes”.

Anglia (3-5-2)
Pikford
Stons Daier Meguajër
Ualker Lingard Henderson Delf Rouz
Kejn Rashford

“Tri Luanët” vijnë në këtë Botëror me një listë e cila ka në përbërje shumë emra të rinj. Gareth Sauthgejt është munduar të fusë në ekip një filozofi loje të pa provuar më parë, dhe nga jashtë kombëtarja duket më e bashkuar se kurrë.

Franca (4-2-3-1)
Loris
Pavard Varan Umtiti Mendi
Kante Pogba
Dembele Grizman Mbape
Zhiru

Një skuadër favorite në letër, por në fushë emrat nuk arrijnë pritshmëritë e tifozëve. “Les Bleus” kanë një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë në çdo repart. Lojtarë si Pogba dhe Grizman duhet të tregojnë se mund të bëjnë diferencën edhe për kombëtaren. Populli francez pret titullin pas 20 vitesh mungesë.

Gjermania (4-2-3-1)
Nojer
Kimish Boateng Humels Hektor
Gyndogan Kros
Myler Ozil Rojs
Verner

Kampionët në fuqi të botës, vijnë në Rusi për të mbrojtur trofen e fituar katër vite më parë në Brazil. Veteran si Lahm dhe Shvajnshtajger nuk janë më, por vendin e tyre si lider e kanë marrë një brez i ri me në krye Kros, Rojs, Kedira, Humels dhe Boateng. Lëv ka për detyrë të përsërisë suksesin e Brazilit, por kësaj radhe do të jetë shumë herë më e vështirë.

Islanda (4-4-1-1)
Halldorson
Saevarson Sigurdsson Ingason Magnuson
Bjarnason Gunnarsson Hallfredsson Gudmundsson
Sigurdsson
Finbogasson

Islanda është padyshim surpriza më e madhe e këtij Botërori. “Vikingët” ia dolën të linin pas në grup një ekip me emër si Kroacia dhe të mendosh se kanë një popullsi sa rrethi i Durrësit. Sekreti i lojës së tyre është forca e grupit dhe një strukturë thuajse e pathyeshme në fazën mbrojtëse.

Irani (4-2-3-1)
Beiravend
Rezaeian Hoseini Puraliganji Mohamadi
Ezatolahi Shojaei
Taremi Hajsafi Jahanbakhsh
Azmun

Iranianët vijnë në këtë Botëror pas një paraqitje bindëse në fazën e grupeve. Skuadra është e përbërë prej një miks lojtarësh të kampionatit vendas dhe disa elementëve cilësorë që luajnë nëpër Europë

Japonia (4-3-1-2)
Kauashima
Sakai Joshida Makino Nagatomo
Hasebe Jamaguçi Haraguçi
Kagaua
Honda Kubo

Kombëtarja nga lindja e largët është një ndër vizitueset e përhershme të Botërorit, por pavarësisht kësaj aziatikët nuk kanë mundur të lënë shenjë. Situata duket të jetë e njëjtë edhe këtë vit.

Meksika (4-3-3)
Oçoa
Lajun Moreno Markez Salsedo
Dos-Santos Guardado Herrera
Vela Çiçarito Lozano

Meksikanët janë një ndër popujt më të apasionuar mbas futbollit dhe kombëtarja e tyre është gjithmonë e aftë të dhurojë ndeshje fantastike. Skuadra ka një kontigjent mesatar në të gjitha repartet, ndërsa pritet të shikohet dhe loja e sulmuesit të PSV-së, Hirving Lozano.

Maroku (4-2-3-1)
Mohamedi
Dirar Benatia Sez Hakimi
Busufa El-Ahmadi
Zijek Belhanda Amrabat
Butaib

Marokenët janë rikthyer në Botëror me një ekip të mbushur me lojtarë kryesisht të formuar në vendet e diasporës, ku dominojnë ato me origjinë holandeze. Magrebasit kanë në përbërje disa lojtarë cilësor si Belhanda, Zijek, Benatia dhe El-Ahmadi.

Nigeria (4-2-3-1)
Ezenua
Shehu Ekong Balogun Eçiezhile
Ndidi Obi-Mikel
Moses Iuobi Musa
Ighalo

Nigerianët ishin një ndër kombëtaret surprizë të Botërorit të kaluar. Ata vijnë sërish për të provuar veten përballë më të mirëve. Skuadra afrikane ka një lider të madh në mesfushë si Xhon-Obi Mikel.

Panamaja (4-4-2)
Penedo
Ovalie Eskobar Torres Murrijo
Gomez Godoi Kuper Kuintero
Perez Torres

Ndoshta, Panamaja është skuadra më e dobët në Botëror, por për një shtet të vogël, që sport të parë ka Bejzbollin, prezenca në Botëror është një arritje e paharrueshme.

Peruja (4-3-3)
Gajese
Ramos Rodrigez Trauko Advinkula
Tabia Flores Jotun
Farfan Guerrero Kueva

Peruanët i ranë përsëgjati kualifikimit në Botëror, mbas fitimit të ndeshjes së “Play-off” ndaj Zelandës së re. Amerikano-jugorët shkojnë në Botëror me optimizëm të lartë.

Polonia (4-2-3-1)
Shezni
Pizxhek Glik Pazdan Ribus
Kriçoviak Lineti
Blazikovski Zielinski Grozicki
Levandovski

Polakët vijnë në Botëror pas një faze të shkëlqyer grupesh. Ylli i skuadrës është padyshim sulmuesi Robert Levandovski, ndërsa edhe repartet e tjera janë të mbushura me futbollistë me eksperiencë si Glik, Pizxhek, Kriçoviak dhe Blazikovski.

Portugalia (4-4-2)
Patrisio
Sedrik Fonte Pepe Guerreiro
Silva Karvalho Mutinjo Mario
Silva Ronaldo

Kampionët në fuqi të europianit vijnë në Botëror me një ekip me shumë pak ndryshime nga dy vite më parë. Në krah të Ronaldos do të jetë i riu Andre Silva, ndërsa në krahun e djathtë të sulmit veterani Kuarezma mund t’i hapë rrugën Bernardo Silvës.

Rusia (5-3-2)
Akinfev
Fernandesh Granat Kutepov Kudriashov Zhirkov
Zobnin Golovin Dzagoev
Mirançuk Smolov

Organizuesit e Botërorit nuk do e kenë të aspak të lehtë, pavarësisht faktorit fushë. Rusët po vuajnë pasojat e një tranzicioni në disa reparte të ekipit, gjë kjo që ka sjellë shumë probleme në lojën vendasve.

Arabia Saudite (4-2-3-1)
Al-Maiuf
Al-Breik O.Hausaui M.Hausaui Al-Shahrani
Otaif Al-Faraxh
Al-Dausari Al-Abed Al-Shehri
Al-Sahlaui

Arabia Saudite ka shkarkuar dy trajnerë gjatë rrugës për në Botëror. Shumë vetë i konsiderojnë arabët si skuadrën më të dobët të turneut, megjithatë miqësorja ndaj Gjermanisë, tregoi se skuadra nga lindja e mesme di si të “kafshojë” kur i jepet mundësia. Kalimi i fazës së grupeve do të ishte diçka e paharrueshme për Arabët.

Senegali (4-3-3)
K.Ndiaje
Mboxhi Sabali Kulibali Sis
Kujat Gueje B.Ndiaje
Mane Sou Keita

Senegalezët janë me padyshim skuadra më e mirë nga kontinenti afrikan. Në mbrojtje Kulibali është një kundërshtari i fortë për çdo sulmues, ndërsa mesfusha “Made in Premier League” është mëse e balancuar. Sulmi kryesohet nga Sadio Mane

Serbia (4-3-3)
Stojkoviç
Rukavina Ivanoviç Nastasiç Kolarov
Matiç Milivojeviç Milinkoviç-Saviç
Tadiç Mitroviç Ljajiç

Serbët rikthehen në Botëror pas tetë vitesh me një ekip ku vetëm kapiteni Ivanoviç dhe veteran tjetër Kolarov janë fytyra të vjetra. Mesfusha është pika më e fortë e tyre me një trinom fantastik të përbërë nga Milivojeviç, Milinkoviç-Saviç dhe veterani Nemanja Matiç.

Spanja (4-2-3-1)
De Gea
Karvahal Pike Ramos Marselo
Buskets Tiago
Silva Isko Iniesta
Kosta

Spanjollët kanë qenë ndër skuadrat më në formë të fazës së grupeve. Nën drejtimin e Fernando Hierros ata janë rikthyer në stilit të lojës “Tiki-Taka”, por gjithashtu tekniku bask ka menduar edhe të mbyllë hapësirat e krijuara në fazën mbrojtëse, një gjë kjo që e ka kthyer Spanjën në një ekip të kompletuar dhe rrjedhimisht favorit për fitimin e trofeut.

Korea e Jugut (4-4-2)
Kim Seung
Li-Jong Jong-Guon Jang-Hyun Kim-Jin
Kuon Ki Park Li-Jae
Son Huang

Koreanët nuk janë në formën e tyre më të mirë gjatë këtij Botërori. Konfliktet e shumta me trajnerin janë ndjerë edhe në fushën e loës. Lojtarët e Koresë se Jugut kanë një motivim më shumë për të fituar Botërorin, pasi në rast se kjo ndodh atyre do t’i falet shërbimi ushtarak që në Kore zgjat plot dy vite.

Suedia (4-4-2)
Olsen
Lustig Lindelof Grankvist Augustinson
Klaeson Larson Ekdal Forsberg
Berg Toivonen

Suedezët fituan biletën për në Botëror falë fitimit të përballjeve direkte ndaj Italisë. Megjithatë, skuadra nordike ka shumë probleme në aspektin e fazës sulmuese, pasi krijimi i shansve për ta është pika e tyre e dobët..

Zvicra (4-2-3-1)
Somer
Lishtajner Shar Akanxhi Rodrigez
Xhaka Behrami
Shaqiri Xhemaili Embolo
Gavranoviç

“Helvetët” luftuan “dhëmbë më dhëmbë” me portugezët për vendin e parë në grup duke treguar se janë një skuadër e niveleve të larta. Përfaqësuesja e Vladimir Petkoviç ka treguar mund të përballet me kundërshtar me emër si e barabartë në fushën e lojës.

Tunizia (4-3-3)
Balbuli
Naguez Ben-Jusef Meriah Malul
Skhiri Bem-Amor Sazi
Badri Sliti Khazri

Magrebasit ishin surpriza e këtij viti nga kualifikueset e kontinentit Afrikan. Shumica e lojtarëve të Tunizisë luajnë në Francë dhe loja e tyre ka stilin tipik të asaj kulture futbolli me një ekip që i mungon disi disiplina taktike.

URUGUAI (4-1-2-1-2)
Muslera
Rodrigez Gimenez Godin Kaseres
Vesino
Nandez Bentakur
Arraskaeta
Suarez Kavani

Uruguaianët dolën të dytët mbas Brazilit në fazën e grupeve. Edhe pse me një popullsi sa Shqipëria vendi i vogël amerikano-latin nuk rresht së befasuari me numrin e lartë të talenteve që prodhon vit pas viti. Uruguain mund te jetë surpriza e këtij edicioni të Botërorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *