30 mln euro investim, ja plani i Realit për mesfushorin e Napolit

0

Reali i Madridit po synon të përforcojë edhe mesfushën në këtë merkato vere. Sipas AS, “Los Blancos” janë shumë të interesuar për mesfushorin e Napolit, Fabian Ruiz. Spanjolli ka bërë një sezon shumë të mirë në Sao Paolo dhe Zidan është një admirues i tij.

23-vjeçari vlerësohet plot 30 milionë euro nga Napoli, skuadër që e bleu nga Real Betis për vetëm 15 milionë. Luka Modriç i ka kaluar vitet e tij më të mira dhe Fabian Ruiz shihet si zëvendësuesi i tij ideal.

Mendohet se “Galaktikët” janë gati të blejnë kartonin e 23-vjeçarit, por duke e lënë dhe një vit te Napoli në formë huazimi. Napolitanët janë të kënaqur nga kjo ofertë dhe shumë shpejt pritet të ketë një marrëveshje.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.