30 milionë euro për një 19-vjeçar, Liverpuli kërkon me çdo kusht talentin turk

Liverpuli ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për mesfushorin e skuadrës së Trabzonsporit, Omur Abdulkadir, lajmi raportohet nga media britanike  “The Daily Mirror”. Futbollisti 19-vjeçar është kthyer prej një viti në një lojtarë stabël në formacionin e skuadrës turke, dhe rrjedhimisht kjo ka sjellë interesimin e shumë klubeve evropiane.

Abdulkadir është një mesfushor shtatshkurtër me aftësi shumë të mira dribluese. I aftë të luajë në krah ose mbrapa sulmuesit, futbollisti turk shihet si një lojtar më shumë perspektivë nga ana e trajnerit të të kuqve, Jyrgen Klop.

Transferimi i talenti turk në “Anfield” pritet t’i hapë rrugë largimit të Adam Lalanës, i cili ka kërkuar të largohet si pasojë e aktivizime të pakta gjatë dy viteve të fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *