30 milionë euro nga Spanja, Zijesh refuzon ofertën

Hakim Zijesh ishte një ndër lojtarët kyç të suksesit të Ajaksit gjatë sezonit që lamë pas. Mesfushori me tipare sulmuese ka tërhequr interesin e shumë klubeve evropiane, por ofertat nga klubet më elitë të kontinentit mungojnë.

Sevija ishte një ndër ekipet më të interesuara për 26-vjeçarin. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi andaluzian kishte bërë një ofertë prej 30 milionë eurosh për kartonin e Zijesh, por ka qenë vetë lojtari që ka refuzuar menjëherë lëvizjen.

Me gjithë respektin për klubet që janë të interesuara për mua, me duhet të them se këto nuk janë skuadrat për të cilat do lija Ajaksin. Largimi im varet vetëm nga një gjë: Ekipi im i ardhshëm duhet të jetë i një niveli më të lartë futbollistik. Nëse më kërkon një klub i ngjashëm me Ajaksin nuk kam asnjë arsye pse të largohem”, tha Zijesh për medien holandeze “AD”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *