3 javë për të mbyllur Champions League, zbulohet data kur do të luhet Juventus-Lion

Si asnjëherë më parë Champions League do të duhet të luajë të gjitha ndeshjet me eleminim direkt Brenda harkut kohor të 3 javëve. UEFA po përpiqet të krijojë një kalendar të përshtatshëm për të çuar deri në fund këtë kompeticion. Sipas asaj që raporton media franceze “RMC Sports”, qeveria europiane e futbollit ka organizuar një video-konferencë ditën e sotme, ku kanë diskutuar mbi datat në të cilën do të zhvillohen ndeshjet. Takimet e mbetura nga faza e 1/16 duhet të kenë përfunduar brenda datës 10 gusht, ndërsa mësohet se Juventus do të presë Lionin në Torino më datën 8 gusht.

Gjithashtu mendohet se futbollistët do të duhet të zbresin ën fushë çdo 3 ditë deri në përcaktimin e finalistëve, të cilët do të përballen në Stamboll më 29 gusht. Megjithatë, duke pasur parasysh se sa të ngjeshur do të jenë këta muaj, UEFA po shqyrton edhe hipotezën që takimet të mos luhen me system vajtje-ardhje, por vetëm me një ndeshje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *