3 humbje në 4 ndeshje/ Liverpuli po e humb busullën, e eliminon Chelsea nga “FA CUP”

Liverpuli duket se e ka humbur busullën në këtë periudhë, ndërsa deri tani kishte petkun e të pamposhturës. Të kuqtë e drejtuar nga Jurgen Klop kanë marrë humbjen e 3 në 4 ndeshjet e fundit.

Këtë herë duke u mundur nga Chelsea me rezultatin 2-0. Golat e Willian në minutën e 13, që u shoqërua me gabimin fatal të portierit Adrian dhe njëkohësisht perla e Barkley kanë vendosur takimin. Kështu Liverpuli eliminohet nga Kupa dhe duke humbur mundësinë e çerekfinales. Së fundmi ekipi i Klop kishte humbur ndaj Watford në “Premier League” 3-0 dhe ndaj Atletico Madridit në “Champions League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *