“27 vjeç, i alkoolizuar dhe pa shoqëri”, rrëfimi prekës i ish-portierit

Karriera e një futbollisti është aq e brishtë sa mund të prishet me gabimin më të vogël. Duhet një personalitet shumë i fortë dhe vetëdija se duhet të qëndrosh sa më larg veseve dhe arrogancës. Ky është çelësi i suksesit të një karriere të madhe dhe solide.
Cilësi të tilla i kanë munguar ish-portierit të Junajtid, Roi Carroll. 41-vjeçari rrëfen një moment tepër të vështirë që i ka ndodhur gjatë karrierës së tij. Ai në hobet e tij përfshinte edhe të pirët alkool. Siç e dimë shtimi i dozës së pijes krijon varësi.

Kjo i ndodhi edhe Karrol kur ishte në kulmin e karrierës së tij. Ai shprehet se në moshën 27-vjeçare ishte i alkoolizuar dhe një person i mbyllur në vetvete, që nuk komunikonte më askënd. Tregon se është dashur shumë kohë për t’u kthyer në normalitet. Irlandezi shprehet se gjithkush e ka një shanc të dytë dhe është gati të ndihmojë çdokënd që ka probleme me personalitetin e tij.

“Ishte një periudhë shumë e vështirë në jetën time. Pija më shkatërroi. Në moshën 27-vjeçare unë isha një person i alkoolizuar dhe i mbyllur. Nuk komunikoja me askënd. Jeta më ishte shndërruar në ‘ferr’. Mu deshën vite për të qenë ky që jam tani. Tashmë jam një njeri me personalitet shumë të fortë. Dua të ndihmoj sa më shumë sportistë për të dalë nga errësiar dhe për t’iu kthyer normalitetit. Do të isha shumë i gëzuar nëse do jepja ndihmën time sado të vogël”, u shpreh Karrol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *