26 vite pritje, nga burgu në fushë për Partizanin

0

Para disa kohësh një i burgosur kërkoi të qëndronte disa ditë më shumë në burg, edhe pse i kishte përfunduar dënimi. Nuk donte ta humbiste mundësinë që të takonte Françesko Totin, i cili do të vizitonte të burgosurit. Drejtori i burgut ia plotësoi kërkesën. Ai e kishte ndarë mendjen, do e bënte diçka që të mbetej brenda sa të takonte idhullin e tij.

Në Shqipëri kemi një rast krejt të ndryshëm. Një ditë më parë Partizani fitoi titullin kampion pas 16 vitesh dhe një tifoz i të kuqve e dëshironte shumë që ta përjetonte gjithçka nga stadiumi. Në derbi, fitore dhe titull. Diçka që çdo tifoz i kuq do e dëshironte.

Vladimir Sinani e donte edhe më shumë dhe nuk kishte ngurruar të kërkonte leje në burg që të ishte në derbi krah Guerrils dhe në fund të shijonte gjithçka. Ditët në vijim do të rikthehet në qeli, por ai do ketë çfarë t’u thotë shokëve. Tani ai është kampion dhe rivalët e Tiranës nuk mund të lëshojnë më ngacmime për kohën e gjatë pa trofe. Partizani është kampion.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.