“250 ditë të rrinë jashtë zyre”/ Djarmati shuplakë drejtorëve sportiv shqiptar: Më thuaj një që ka dalë jashtë?

Në emisionin “Zona Gol” është hapur tema për mënyrën sesi klubet tona firmosin me lojtarët në merkato, kryesisht edhe të huaj. Analisti i përhershëm Matko Djermati i ka dhënë një “shuplakë” edhe drejtorëve sportiv që e kanë këtë funksion në klubet elitare në Shqipëri.

Pyetja që është shtron për punën e tyre ishte shumë elementare, por e hedhur në mënyrë retorike. “Sa prej drejtorëve sportiv shohin për futbollistë jashtë vendit?”. Ndërkohë ky post nuk mund të bëhet asnjëherë duke qendruar në zyrë, por vetëm nëpërmjet udhëtimeve dhe terrenit, për të goditur lojtarët dhe talentet e duhura.

“Ne nuk e dimë mirë konceptin e drejtori sportiv. Më thuaj mua një emër, një drejtor sportiv në Shqipëri që shkon jashtë dhe e sheh vetë një lojtar? Më thuaj vetëm një emër? Kjo është një punë që nuk bëhet në zyrë, duhet të jesh 250 ditë jashtë zyrës”, ka thënë Djermati. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *