25 milionë euro për Hysajn, Durmishajt i del emri tek Olimpiakosi

0

Elseid Hysaj mbetet në qendër të vëmendjes në Itali. Mbrojtësi shkodran ende nuk ka rinovuar me Napolin, edhe pse u tha se gjatë periudhës së pushimit të kampionatit do të ndodhte diçka e tillë. por shumë gjëra kanë ndodhur dhe menaxheri i mbrojtësit e ka shprehur se nëse Napoli po shikon për një zëvendësues të tij, as Hysajt nuk i mungojnë ofertat.

“Il Mattino” në Itali raporton se PSG e do mbrojtësin e kombëtares tonë për të zëvendësuar Dani Alvesh. Emri i Hysajt me francezët është lidhur edhe para merkatos së verës, madje raportohet se ishte mbyllur gjithçka. Tani thuhet se shkodrani mund të shitet për shumën e 25 milionë eruove.

Nuk është vetëm Hysaj për të cilin ka interes. Edhe për sulmuesin e Shpresave, Fiorin Durmishajn, mund të ketë ndryshim skuadre gjatë kësaj vere. Kandidati për kombëtaren shqiptare lakohet si një opsion për Olimpiakosin dhe për të do ishte një hap i madh kalimi te gjiganti grek.

Aktualisht ai është pjesë e Panionios dhe në dhjetë ndeshje që është aktivizuar ka arritur të shënojë 3 gola. Durmishaj është vetëm 22 vjeç dhe në të shkuarën ka luajtur në huazim edhe në skuadra si Kalithea e Lamia, madje me këta të fundit ka shënuar tetë gola.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

http://sportekspres.com/wp-content/uploads/2019/02/fotoblinibilta.jpeg