23 vjet pritjeje, Partizani rikthehet tek Kupa e Shqipërisë

0

23 vjet pritjeje dhe Partizani ka bërë të vetin Kupën e Shqipërisë. Trofeu i dhjetë i Kupës së Shqipërisë në historinë e volejbollit të meshkujve të Partizanit, ndërsa tashmë premtohet që pas 36 vjetësh kjo skuadër të kthehet dhe tek titulli kampion. 17 fitore radhazi të Partizanit, ndërsa numri i seteve të fituara shkon në 51, kurse të humburat janë vetëm pesë. Pra një skuadër dominuese, por që dje e ka pasur pisk me Vllazninë, duke vuajtur deri në fund.

KUPA E SHQIPERISE / FINALE

Partizani – Vllaznia 3-2

(25-23, 22-25, 20-25, 25-15, 17-15)

Partizani: Çali, Malaj, Troka, Kono, Stepashkin, Melo Luis Fernandez, Gorenxa (L)/Arapi, Kasa, L.Martiro, K.Martiro, Qerraxhija Trajner: Y.Tomorri

Vllaznia: Çekini, N.Qafarena, Kola (L), Xhorxheviç, Rrashketa, A.Qafarena, Gjoklaj/Drinasi, Lloshi Trajner: M.Krroqi

Gjyqtarë: Ko.Gjoka, E.Zguri (Tiranë)

Asistentë: A.Brokaj, A.Nurja (Tiranë)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here