200 milionë sterlina për merkaton, Guardiola ka 4 të preferuar për sezonin e ri!

Mançester Siti e mbylli Premier Ligën në vendin e parë, me “Citizens” që u kurorëzuan kampionë të Anglisë fundjavën që lamë pas.

Gjithsesi, kohë për festë nuk ka, pasi këtë fundjavë e pret Uatfordi në finalen e “FA Cup”, ndërsa më pas është radha e merkatos, ku si gjithmonë Siti është një ndër më aktivet në merkato.

Pikërisht në lidhje me këtë të fundit, “Daily Mail” ka zbuluar se ekipi i Guardiolës ka gati plot 200 milionë sterlina për afatin kalimtar dhe objektivat janë bërë të ditur.

Në krye të listës qëndron mesfushori i Atletikos së Madridit, Rodri, i cili ka një klauzolë prej 60 milionë eurosh. Gjithashtu, preferenca të Guardiolës janë edhe Husem Auar i Lionit, De Ligt i Ajaksit si dhe Luka Joviç, i cili ende nuk e ka mbyllur kalimin e tij te Reali dhe Siti mund të ndërhyjë nga çasti në çast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *