200 mijë euro për Mauexhen, për Dokën tjetër mësymje

0

Zbulohet skuadra që do ugandezin. Tirana mendon për sezonin e ri, ndërsa për mbrojtësin e djathtë vazhdojnë ofertat

Toni Mauexhe mund të lërë Tiranën për një ekip në Egjipt! Pas lajmit të publikuar dje, mësohet edhe skuadra që është e interesuar për ugandezin. Ajo është Al Nasr! Skuadra egjiptiane ka ofruar në shumë të madhe parash për lojtarin e Tiranës. Aktualisht skuadra është në tre vendet e fundit të kampionatit egjiptian, ose më saktë në vendin e 16-të dhe nuk ka ndonjë histori të madhe në futbollin e këtij shteti. Mësohet se Tirana është shumë pranë përfundimit të marrëveshjes për të shitur futbollistin ugandez në Egjipt, për 200.000 euro, shifër goxha e rëndësishme. Ky i fundit do të hapte vendin e caktuar në mesfushë për Mugunën që është pjesë e bardhebluve. Largimi i Mauexhes do të sillte shumë para në arkat e klubit dhe do të ulte shpenzimet e rrogës te bardheblutë. Gjithsesi, në ditët në vazhdim do të zbulohet gjithçka përsa i përket të ardhmes së lojtarit që ka qenë një nga më konstantët këtë sezon. 27-vjeçari ka shënuar emrin në historinë e Tiranës, pasi është shënuesi i golit të parë të këtij klubi në Kategorinë e Parë, pasi u dha fitoren 24-herë kampionëve të vendit kundër Ilirisë në javën hapëse të kampionatit.

Albi Doka – Një mësymje e fundit nga ana e Skënderbeut për Albi Dokën. Duket se Skënderbeu e Tirana po afrohen sërish për një marrëveshje të mundshme mes dy palëve. Gjithsesi, ekipet janë larg përsa i përket parave, që mbeten kryesoret në marrëveshjen e dy klubeve. Për Dokën lista e kërkesave është shumë e gjatë, por ende asnjë skuadër nuk plotëson dëshirat e Tiranës, që kërkon 300 mijë euro për futbollistin e ekipit Shpresa. Kujtojmë që nga janari e në vazhdim Tirana është duke menduar për sezonin në Superiore. Ata lojtarë që do të firmosin tani me bardheblutë do të jenë edhe sezonin e ri me më të mirët e Shqipërisë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.