20 mln për dyshen e Lacios, Tare duhet të vendosë

0

Igli Tare i jep shumë prioritet të rinjve te skuadra e Lacios dhe kur një ofertë vjen për ndonjë nga lojtarët e tij të preferuar, vështirë se pranon. Por ekipi anglez i Ulvs ka bërë një ofertë thuajse të parezistueshme për dy lojtarët e talentuar: Bruno Jardao dhe Pedro Neto.

Siç raporton ‘CalcioMercato’, Ulvs ka ofruar 20 milionë euro për mesfushorin Jardao dhe sulmuesin anësor Neto, që më parë kanë qenë të lidhur edhe me një kalim te Benfika në Portugali. Kjo ofertë, me shumë gjasa do të pranohet nga drejtuesit e Lacios dhe dy futbollistët e taletuar mund të transferohen në ishullin britanik.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.