VIDEO | 20 minuta “liqen” dhe gafa nga arbitri, Flamurtari shpërthen në akuza

Tirana-Flamurtari ishte kryendeshja e 1/8-ave të finaleve të Kupës së Shqipërisë, por sfida e vajtjes sot në “Selman Stërmasi” zgjati rreth 20 minuta, pasi shiu e ktheu në liqen fushën e stadiumit dhe pak nga pak u bë e pamundur të luhej.

Megjithatë, në ato 20 minuta pati plot ngjarje që kanë krijuar debate, edhe pse mungoi goli.

Flamurtari ka pasur shumë ankesa për gjykimin e Kreshnik Barjamajt, i cili ndoshta vuajti edhe motin e keq, sepse bëri gabime trashanike, që si rastësisht shkuan kundër Flamurtarit.

Në kampin vlonjat janë të tërbuar dhe evidentojnë rastet flagrante të ndeshjes, duke parë edhe pamjet filmike ofruar nga Supersport.

Së pari, në minutën e nëntë Bedri Greca u rrëzua në zonë dhe kërkoi penallti, por ishte një simulim i pastër, sepse futbollisti i Tiranës u rrëzua pa e prekur ende kundërshtarin. Në këtë rast Barjamaj kishte 2 rrugë: faull kundër Grecës dhe karton për simulim, ose penallti për Tiranën. Zgjodhi rrugën e tretë, të gabuar, sepse lejoi avantazhin, duke mos ditur ç’të bënte“, shprehen nga kampi vlonjat.

I njëjti aksion prodhoi penallti për Tiranën, me Hoxhallarin që u pengua në zonë, por vlonjatët betohen që nuk pati prekje. Në këtë rast është e pamundur të gjykohet saktë, as me pamje të ngadalësuar, por aksioni do ishte ndalur më parë te Greca, ndaj edhe penalltia i ka tërbuar kuqezinjtë.

Nuk mbaron me kaq, sepse gafën e madhe Barjamaj e bëri në minutën e 13-të, sepse Torasa mori një pasim nga Bushiç dhe po hynte në zonën e Tiranës, i vetëm me portierin, por Hoxhallari e ndali me faull nga pas, duke e parë se argjentinasi po shkonte drejt portës.

Një faull i qëllimshëm, një situatë e pastër goli, Hoxhallari lojtari i fundit, çfarë bëri arbitri? Karton i verdhë për Hoxhallarin! Normalisht do ishte karton i kuq, por lojtarët e Tiranës, duke nisur nga Karabeci, protestuan gjatë, duke kundërshtuar edhe kartonin e verdhë.

Meqë ra fjala, Barjamaj në 12 ndeshjet që ka drejtuar, kryesisht në Kategorinë e Parë, ka dhënë 7 kartonë të kuq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online