Shqipëria U-19 është një nga grupmoshat më të mira të kuqezinjëve dhe që ka më shumë kualitete. Sidomos pas afrimeve të reja të Dedes, që iu lanë në ekip lojtarë si Broja, Bullari dhe Ndrecka.
Por edhe në strukturën e mëparshme kjo Kombëtare zotëron lojtarë me cilësi të mëdha për moshën e tyre. Këtu flasim edhe për Mavrin Cunin, sulmuesin që luan me ekipin e Bajern të Mynih U-19. Në ditën e sotme gjigandët gjermanë kanë marrë fitoren e gjashtë rrjesht, duke mundur me shifrat 5-1 Kicker Offenbach.
Në minutën e 48 të takimit do të ishte Marvin Cuni që do të gjente golin me kokë. Në minutën e 49 ka arritur menjëherë që me një gjuajtje të fortë dhe të përplasur te kundërshtari, të gjejë edhe dopietën personale. Menjëherë pas kësaj përballje vjen edhe grumbullimi te Shqipëria U-19 që do të luajë në kualifikueset e Europianit dhe shpresat për kualifikim janë të mëdha. /Sport Ekspres/