1996, Estoni-Skoci: ndeshja ku mungoi një skuadër!

Më 9 tetor 1996 duhet të ishte luajtur Estoni-Skoci… Vendosim foljen “ishte” në kohën e shkuar, sepse tregimi në fjalë nuk është një film komik, por ajo që vërtet ka ndodhur, ose më saktë ajo që duhet të ndodhte… Plot 21 vjet më parë, në “Kadrioru Stadium” të Talinit, ndeshja e vlefshme për javën e tretë të Grupit 4 kualifikues në Botërorin Francë 1998.

Tifozet skoceze ishin te shumte ne Estoni

Në “google” mjafton që të shkruash “estonia sc” për të parë “estonia scotland 1996” mes sugjerimeve. Ndërsa në Wikipedia (motorri i madh i informacionit të ngjarjeve dhe personazheve), ka një faqe dedikuar, me titullin “One team in Tallin” (“një skuadër e vetme në Talin).

Estoni-Skoci është historia e një ndeshje të luajtur vetëm për disa momente, në një stadium bosh, me një set reflektorësh që ishin marrë borxh dhe dy skuadra që u prezantuan në fushë në dy orare të ndryshme në të njëjtën ditë.

Impianti i ndriçimit, i huazuar nga ato te skenave

Duke iu kthyer impiantit, bëhet fjalë për ato stadiume që ndodhen në futbollin diletant, me një tribunë të madhe qendrore dhe pak e lartë. Disa tribuna të vogla druri në pjesët e tjera të fushës dhe kapaciteti 2000-3000 persona…

Ora 15:00, prezantohen arbitrat dhe Skocia, po Estonia?

Janë 600 tifozë skocezë ata që kanë udhëtuar deri në Talinin e largët dhe janë rregullisht në sektorin e tyre (një porcion i vogël anësor i tribunës) duke ndjekur kombëtaren e tyre. Eshtë ora 15:00 dhe Skocia zbret në fushë pasi ka bërë nxehjen, duke u vendosur për ekzekutimin e himnit kombëtar. Çfarë nuk shkon? Gjithçka! Nuk mungon muzika, nuk mungojnë tifozët, mungon kundërshtari. Po, po! Nuk është imagjinatë apo magji, Estonia nuk është në fushë, por as në stadium.

Dhe, fotografia bëhet një nga më të çuditshmet në futbollin modern. Vetëm tre arbitrat dhe 11-të skocezët. Pa kundërshtarë.

Stadiumi i atehereshem, sot…

Problemet lindin një ditë më parë, kur ka dyshime mi cilësinë e impiantit të ndriçimit të stadiumit – me disa reflektorë të lëvizshëm të marrë hua nga Finlanda dhe të vendosura mbi disa kampionë brenda fushës. Delegati i ndeshjes, nga FIFA Zhan-Mari Gantebien, pas disa testeve, konfirmon se orari duhet të jetë 18:45, por Skocia proteston dhe, pas një mbledhje në mesnatë, tërhiqet në 15:00.

Estonia nuk është dakord. Kombëtarja e formuar nga futbollistë jo profesionistë dhe luhet të mërkurën, gjë që e bën një situatë të pamenaxhueshme për djemtë që ditën punojnë si gjithë të tjerët.

Duhet te ishte luajtur, por tabela ngeli keshtu…

Lajmi mbërrin te federata estoneze mëngjesin e ditës së ndeshjes, në orën 11:00. E pamundur të ndryshohet gjithçka. Rezultati që del është i pabesueshëm. Në orarin zyrtar të vendosur paraqiten vetëm arbitrat dhe Skocia. Madje, jepet edhe fillimi i ndeshjes, me arbitrin sllav Miroslav Radoman që e ndërpret menjëherë këtë skandal.

https://www.youtube.com/watch?v=PJkwJz6euhs

Estonia mbërrin në fushë, por dy orë më pas, në kohë për startin e ndeshjes, sipas orarit të parë (18:45). Mart Pom, në atë kohë portieri i të zotëve të shtëpisë deklaron: “Donim të luanim, shpresonim që skocezët të ktheheshin mbrapsht”. Por, në orën 18:45, Skocia ishte ndoshta në avion rrugës për në Gllasgou.

Javët në vijim vendoset çfarë do të bëhet me atë ndeshjes dhe, në mënyrë krejt kurioze, nuk i jepet 0-3 në tavolinë skocezëve por, me propozim të Lenart Johanson (që do të bëhet më pas president i UEFA-s dhe FIFA-s) dekretohet përsëritja e ndeshjes, për t’u luajtur katër muaj më pas, në “Stade Louis II” të Monakos. Ndeshja në Principatë mbyllet 0-0 (përpara 3 mijë spektatorëve) dhe Skocia do të arrijë të kualifikohet në Francë 1998.

l’A. Le Coq Arena, stadiumi i kombetares estoneze sot

Stadiumi i Talinit i asaj teatro të jashtëzakonshme të një ndeshje që duhet të ishte luajtur, vazhdon të jetë aty… Pavarësisht rrënimit me kalimin e kohës, mbetet i pa luajtur dhe sot është stadium i Nome Kalju dhe Flora Talin, tribuna qendrore është rregulluar në krahasim me tetorin 1996.

Kombëtarja estoneze, sakaq, nuk luan këtu prej 2001, kur u përurua stadiumi i ri i quajtur A. Le Coq Arena, me aktualisht 15.000 vende…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *