19-vjeçaret e Nevil Dedes, asnjë shans ndaj Spanjës së frikshme

0

Nuk pritej asnjë surprizë dhe synimi i vetëm ishte evitimi i humbjes së thellë. As kjo nuk u arrit, sepse Spanja U-19 na mundi sot në Durrës 8-0, në një ndeshje pa histori, ku e nisëm me 5 futbolliste mangut, për shkak të problemeve me dokumentacionin.

Spanja, kampione Europe në fuqi, dominoi totalisht, duke shënuar 6 gola në pjesën e parë, ndërsa në të dytën u mjaftuan me dy gola.

Shënuan 4 futbolliste nga dy gola secila: Pikeras, Abijeira Duenas, Fernandez dhe Egurrola.

Në renditjen e grupit tonë kualifikues Spanja e Azerbajxhani kanë nga 3 pikë, ndërsa Shqipëria tashmë luan dy finalet e grupit, kundër Ukrainës e Azerbajxhanit. Shpresa është të evitojmë vendin e fundit në grup, sepse realisht nuk kemi forcë për të tentuar vendin e dytë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.