“17 vjeç s’do besoja asgjë”, tërhiqet nga futbolli “gjiganti” anglez

Pitër Krauç ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Sulmuesi i njohur anglez ka publikuar në rrjetet sociale vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 38-vjeçare.

Në janar la Stoken për t’u transferuar të Bërnlei. Kontrata i përfundon dhe gjiganti i repartit ofensiv vendosi t’i thotë stop. Liverpuli dhe Totenhemi ishin kulmet e tij në karrierë, ndërkohë që shënoi 22 gola në 42 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren angleze.

Pas shumë diskutimeve vendosa të tërhiqem nga futbolli. Loja jona e mrekullueshme më ka dhuruar gjithçka. Jam mirënjohës ndaj gjithkujt që më ka ndihmuar të mbërrij dhe të qëndroj për kaq shumë kohë.

Nëse do të më thoshit në moshën 17-vjeçare që do të luaja në Botëror, në një finale Champions Lige, do të fitoja FA Cup dhe do të shënoja mbi 100 gola në Premier Ligë, nuk do e kisha besuar. Ka qenë një ëndërr e kthyer në realitet“, theksoi Krauç në postimin e bërë.

735 ndeshje zyrtare zhvilloi Krauç në karrierën e tij, gjatë të cilave shënoi 208 gola, 108 prej tyre në Premier Ligë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *