17 vite pritje, Kosova rikthen Anglinë në stadiumin e “shenjtorëve”

Përfaqësuesja e Kosovës do të vihet përballë formacionit të “Tri Luanëve” më datë 10 shtator. Takimi i parë në kuadër të fazës së grupeve do të zhvillohet në Angli.

Sipas medies së njohur angleze “Sky Sports”, stadiumi ku do të zhvillohet kjo sfidë do të jetë ai i qytetit dhe skuadrës së Sauthemptonit, “St. Mary Stadium”.

Stadiumi ku do të luhet ndeshja Angli-Kosovë

Impianti i ndërtuar në vitin 2001 ka një kapacitet prej 32 mijë vendesh dhe ka ndeshja e fundit zyrtare në këtë stadium daton 17 vite më parë, më 16 tetor të 2002-shit, ku “Tri Luanët” u ndalën në një barazim 2-2 nga Maqedonia.

Interesi për këtë ndeshje është shumë i lartë, sidomos po të merret parasysh fakti se në Angli jeton një komunitet i konsiderueshëm shqiptarësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *