Shpërthen De Laurentis, në sulm kundër të gjithëve!

0

Presidenti i Napolit ka hequr dorashkat dhe ka folur për një titull të vjedhur. “Sarri? Njëlloj si Maxarri, i dyti”

Në një intervistë të disa ditëve më parë dhënë për “Gazzetta dello sport”, presidenti i Napolit, Aurelio de Laurentis shfaqej i përmbajtur në lidhje me padrejtësitë në kurriz të ekipit të tij në këtë sezon. Por pak ditë nga ajo intervistë, ai është shfaqur përsëri para medieve dhe këtë herë ka qenë i drejtpërdrejtë. Ai ka folur për vjedhje të titullit, por në shënjestrën e tij ka qenë dhe trajneri Mauricio Sarri.

Napoli dhe Sarri – “Unë do të uroja që Sarri të vazhdojë në krye të ekipit edhe në sezonin e ardhshëm. Por nuk mund ta detyroj atë të qëndrojë me forcë. Unë jam i qetë, sepse Sarrin e zgjodha po vetë. Ai i ka dhënë diçka Napolit, sikurse Napoli i ka dhënë diçka atij. Nuk besoj se do të ketë ankesa për mënyrën se si është trajtuar në këto tre sezone. Përkundrazi, ai është vlerësuar së tepërmi. Nuk e di çfarë ka ndodhur me të, nëse ka humbur motivimin për të vijuar me këtë ekip. Ne kemi investuar te ai dhe shpresojmë që të vazhdojmë të njëjtën rrugë të nisur 3 sezone më parë.”

Krahasimi me Maxarrin – “Sarri ka bërë një sezon mjaft të mirë, por mos harroni se dhe me Maxarrin e kemi mbyllur në vendin e dytë. Dua t’iu kujtoj se Maxarri ka qëndruar për 4 sezone dhe me një pagë shumë më të ulët se tekniku aktual. Edhe Benitez arriti i treti duke nxjerrë mjaft lojtarë të shkëlqyer.”

Titulli i munguar – Presidenti i Napolit nuk ka lënë pa përmendur dhe arbitrimet në këtë sezon, që sipas tij i kanë hequr pikë të rëndësishme “Të kaltërve” në garën për titull. “Nuk dua të ndalem gjatë, por do të përmend vetëm një fakt, se na kanë vjedhur 8 pikë, që do të thotë se tani do të ishim në krye të Serisë A. Për fat të keq në botën e futbollit nuk është ende e qartë se çfarë është e ligjshme dhe çfarë është e paligjshme.”

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.