160 ditë te Liverpuli, Shaqiri feston si… “anglez”

Xherdan Shaqiri po rritet gjithnjë e më shumë te skuadra e Liverpulit. Shqiptari, i cili luan për Zvicrën po shënon rregullisht në kampionatin anglez, duke ia bërë jo pak të lehtë Jurgen Klopit për zgjedhjet e tij.

Plot 160 ditë ka 27-vjeçari te “The Reds” dhe duket mjaft i lumtur. Vetë anësori ka publikuar një foto ditën e sotme ku tregon se po feston këto 160 ditë me fanellën e Liverpulit duke pirë… çaj.

Çaj njihet nga të gjithë si një pije tradicionale në Angli, por edhe në vendin tonë përdoret jo pak. Shaqiri duket se e ka nuhatur këtë detaj dhe nuk ka nguruar që të “luajë” paksa në Instagramin e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *