16 vite pa punë, Kempes: Dua të drejtoj Argjentinën!

Mario Kempes thotë se do ishte i gatshëm të drejtonte Argjentinën, nëse Horge Sampaoli pushohet nga puna.

Sampaoli ka një kontratë deri në vitin 2022, por e ardhmja e tij është në dyshim, për shkak të paraqitjes zhgënjyese së kombëtares në Kupën e Botës.

Federata Argjentinase ende nuk po merr një vendim, pasi qartësisht nuk dëshiron të paguajë Sampaolin deri në fund të kontratës, nëse e pushon nga puna.

Ndërkaq, Kempes vetofrohet: “Nuk është e lehtë që të drejtosh kombëtaren, sepse i gjithë vendi të vëzhgon dhe pret shumë. Megjithatë, unë do doja të merja drejtimin e Argjentinës”.

Kempes si futbollist ka statusin e legjendës, sepse shënoi 2 herë në finalen e Kupës së Botës 1978, duke fituar Topin e Artë dhe Këpucën e Artë atë vit.

Megjithatë, si trajner karriera e tij k qenë mediokre, me pak kohë edhe te Lushnja në vitin 1996, ndërsa për herë të fundit ka qenë në stol te Kazarano në Itali, në sezonin 2001/2002.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *