Milani nis të mendojë për stadiumin 250-300 mln euro

0

 

“San Siro” mbetet autentik, por një tjetër impiant në një nga zonat industriale të Milanos mund të sjellë përfitimet e duhura. Plani i Jonghong Li

Pas disa muajsh, kthehet në modë në selinë kuqezi një temë që ishte prekur vitet e fundit shumë herë, por që asnjëherë nuk ishte marrë shumë seriozisht. Sipas asaj që referon “Milano Finanza”, dje në mëngjes, në fakt, diskutimi është kthyer aktualitet, duke qenë se është një opsion që mund t’i shërbejë Jonghong Li dhe planit të tij, për të bashkëpuar me investitorë të tjerë, për ndërtimin e një stadiumi modern dhe që do të jetë edhe një zonë komerciale. Kujtojmë që Jonghong Li, brenda tetorit, duhet që të gjejë një zgjidhje për të rimborsuar borxhin me Elliott.

Zona dhe kosto – Mbi çështjen stadium, ka pasur muajt e shkuar më shumë se sa një hapje nga ana e Bashkisë së Milanos, që ka sugjeruar një zonë në Milano ku të ndërtohet stadiumi i ri, pra zona Porto Mare-Rogoredo. Përveç asaj zone, ka edhe opsione të tjera, si për shembull Sesto San Giovanni apo Piazza Armi. Kosto e stadiumit të ri rrotullohet te 250-300 mln euro, të cilave i shtohen edhe shpenzimet për zhvillupin sipërmarrës (komercial, rezidencial dhe zyra)

Investues – Të prezantosh një projekt të rëndësishëm në 360 gradë mund të ndihmojë klubin e Aldo Rosit që të gjejë mbështetës të rinj të interesuar për të investuar te Milani. Sigurisht, për ndërtimin e impiantit në pronësi do të duhen disa vjet (mjafton të mendohet se vetëm për Ok në aspektin urbanisitk duhen 12-18 muaj), por duke parë projektin dhe rëndësinë e stadiumit, mund të kthehet gjithçka në një  mundësi për një plan industrial të madh.

Rifinancimi  – Marko Fasone, administratori i deleguar i Milanit dhe i përzgjedhuri i Elliott, duket se është duke bërë më të mirën e tij për të arritur te rifinancimi i borxhit që Jonghong Li ka me Elliott, e cila do të skadojë në tetor të vitit 2018. Një tjetër propozim është sjellë nga Fasone te zyra e Li, që po merr në konsideratë këtë mundësi.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.