15 vite më parë, Arsenali i pathyeshëm shkruante historinë në Premier League

Skuadra e Arsenalit e ka humbur shkëlqimin vitet e fundit dhe “Topçinjtë” e Londrës po vuajnë që të rikthehen në vitet e lavdishme. Që kur Arsen Venger mori drejtimin e skuadrës, në verën e vitit 1996, e shndërroi Arsenalin në një superfuqi në Angli, duke fituar trofe të rëndësishëm dhe duke qenë gjithmonë në garë me Mançester Junajtid në krye të tabelës.

Në vitet 2000, “Topçinjtë” ishin një nga skuadrat më të mira të gjitha kohërave, por kulmin e arritën në vitin 2004, ku vendosën një rekord të pabesueshëm në kampionatin anglez. 26 fitore dhe 12 barazime në 38 ndeshje kampionat: Arsenali e mbylli sezonin pa asnjë humbje dhe ishte i pathyeshëm.

Që nga ajo kohë, ky rekord ka mbetur i paprekur dhe 15 vite më vonë, duket se do të qëndrojë edhe për disa sezone një rekord i sigurt, pasi dihet se në Premier League, çdo skuadër është e aftë të të mposhtë. I vetmi trofe i artë i Premier League, është në kabinetin e Arsenalit dhe titulli “The Invicibles”, i takon vetëm ekipit londinez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *