147 vite histori, “York Road” dhe hekurudha e një… skuadre!

Maidenhed është një qytet me vetëm 75 mijë banorë dhe një orë që qëndron aty si simbol, edhe pse krenaria e vërtetë janë disa shkallë, dy ngjyra dhe një stadium me vetëm 550 ulëse, po ku futen 4 mijë tifozë…

Nga Anton Cicani

Jo gjithçka që ndriçon mund të jetë flori, ashtu sikurse jo çdo gjë që duket e zbehtë dhe pa ngjyrime, mund të jetë jo e çmuar… Ka vende ku të jetosh është shumë qetë dhe bukur, por ka edhe vende ku zhurma, kaosi dhe sidomos boritë e makinave janë “refreni” i përditshmërisë… Ka vende ku historia ka “shkelur” dhe ka lënë gjurmët e saj, por sidomos ku mjafton një fushë futbolli, disa stola, një tribunë modeste dhe një tabelë “welcome” që të fut të dridhurat… Aty nuk ka restorante, nuk ka lokale brenda, muze, apo dyqane ku mund të blesh produkte. Ka vetëm tifozë dhe një dashuri pa interes…

Il direttore e segretario del Maidenhead United Ken Chandler mostra "York Road", lo stadio di calcio più antico del mondo ancora in attività

Jemi në Maidenhed, Berkshire, Mbretëria e Bashkuar. Një lumë, pak infrastrukturë viktoriane, tulla të kuqe dhe një tempull. Aty ku futbolli është luajtur me një top të qepur dhe me arna, me këmisha “zotërinjsh” në vend të fanellave, bereta dhe shaj, pa harruar këpucët e sajuara…

Gli spogliatoi spartani dello York Road, lo stadio di calcio più antico al mondo ancora in attività

Nëse përqendrohesh, në një pasdite dimri të Berkshire, mes fluturimeve të pulëbardhave që “pushtojnë” katërkëndorin e gjelbër, arrin që të ndjesh aromën e historisë… Një histori që vijon prej 147 vitesh: mirë se erdhët në “York Road”, stadiumi i futbollit – ende në aktivitet – më antik në botë. Eshtë shtëpia e bardhezinjve të Maidenhed Junajtid: këtu, ndeshja e parë e zhvilluar më 16 shkurt të vitit 1871 kundër Marloë FC, sfidë që përsëritet më 11 nëntor të po atij viti në edicionin  e parë të FA Cup. Fitoi 2-0 Meidenhed FC (i kthyer në “United” pas bashkimit me Maidenhed Norfolkians), që vishej kuqezi dhe u eliminua në turin e dytë nga Kristal Palas.

Una storica formazione del Maidenhead United, squadra di York Road, lo stadio di calcio più antico, ancora in attività

Por, do të thoni ju, “kush dreqin është Maidenhed?”. Një qytet me vetëm 75 mijë frymë, i pozicionuar në rrugë në 100 kilometra që ndajnë Londrën nga Oksfordi. “Magpies” (qymyrxhinjtë), ato “zebra” të pikturuara me dorë në muret e tribunave, të trajnerit Alan Devonshir, ish-lavdi e Uest Hamit mes viteve 1976 dhe 1990, janë ngjitur këtë vit në Konferencë, niveli i pestë i futbollit, National Vanarama League.

Një triumf i bukur për këtë realitet. Jemi në mrekullitë sportive (si për shembull ai të voglit Barton Albion në Championship). York Road numëron 4 mijë vend, nga të cilat vetëm 550 me ulëse… Pjesa tjetër? Të gjithë në këmbë, në shkallët e quajtura “standing area”: gjatë ndeshjes ke mundësi të shkosh nga një vend në një tjetër pa asnjë problem.

Maidenhead, Berkshire, Regno Unito

FA Cup, shenjë fati…

Prej 147 vitësh, shumë gjëra kanë ndryshuar. Ka nga ata që kanë parë nga të gjitha, si magazinieri 66-vjeçar, Xhon Urri. Nga derbi i fituar me fqinjët Sloug Taun te kujtimet e fundit dhe me në qafë një shall të Gingampit (kushedi pse!), e gjen duke spostuar bazë materiale, kutie e kështu me radhë, por sigurisht që ai ka shumë për të treguar… “Do të duket e çuditshme, pavarësisht se historia është e gjatë, kujtimet më të bukura janë të lidhura me eksperiencat e fundit. Në FA Cup, për shembull, të famshme ndeshjet ndaj Aldershot Taun në 2011 dhe Port Vejl në 2015, në këtë stadium. Ndërsa me Vejl, zhvilluam ndeshjen e përsëritur pikërisht në “York Road” pasi i detyruam në 1-1 brenda fushës së tyre, teksa flasim për ekip të League One”.

Fa Cup 2015-2016: Maidenhead United-Port Vale 1-3. L'esultanza dell'attaccante delle Magpies Alan Massey (LaPresse)

“Në atë epokë, kategoritë e diferencës ishin tre: ata profesionit, ne amatorë që luanin futboll pas pune (tregon duke hapur dhomat e zhveshjes)… Kaluam në avantazh, në të 15’, por më pas ata fituan 3-1 me një stadium të mbushur, aq sa kameramanët e BBC qeshnin herë pas here…”.

Bie shi. Mes cementit dhe hekurit të pusetave, të rrëshqasësh është një rrezik që duhet të kesh në llogari. Kurrë si ai që detyroi spektatorët e Magpies, në derbin ndaj Southall, lagje londineze e Ealing, në të njëjtën hekurudhë të Padington-Oksford, ashtu si kujton drejtori dhe sekretari i klubit, Ken Çandler:

“Ishte viti 1963. Një ndeshje që këtu pasohet nga brezi në brez…  këtu në Maidenhed. Ishte ndeshja e FA për Amatorët: 8 mijë tifozë, 2 mijë nga të cilët ndoqën sfidën nga binarët e hekurudhës, ku duhet të kishin kujdes se mos treni i merrte përpara”.

Jon Urry, magazziniere del Maidenhead United, mostra la placca di riconoscimento di York Road come stadio più antico del mondo ancora in attività

E nëse në qytet, ora është simboli, tempulli “York Road” është padiskutim krenaria. Tifozët e shohin të magjepsur, mbyllin sytë dhe imagjinojnë, duke u kthyer në kohë, duke rikujtuar legjendat, historitë por edhe shpesh trillimet e bukura. Sepse, në një stadium që jeton prej më shumë se një shekulli, sigurisht, ka ndodhur gjithçka… Thonë që në mbrëmje mund të dëgjosh flladin e erës dhe ndonjë zhurmë, ndoshta sepse kujtimet e atyre që luajtën aty nuk janë zhdukur kurrë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *