14 gola dhe 5 asist, Kristian Keqi një emër që po shkëlqen këtë sezon jashtë Shqipërisë

Kristian Keqi ëhstë një emër që ka rrëmbyer skenën në Maltë. Futbollisti shqiptar aktivizohet me ekipin Floriana në elitën malteze, ku aktualisht janë në krye të renditjes. Kjo edhe falë Keqit, që në 20 ndeshje në kampionat ka shënuar plot 14 gola dhe ka dhururar edhe 5 asiste. Kështu futbollisti shqiptar udhëheq listën e golashënuesëve në këtë kampionat.

Mesfushori me tipare sulmuese është vetëm 23 vjeç dhe kjo formë e mirë e shfaqur deri më tani mund të shërbejë edhe si një mundësi e mirë për të hapur dyer të reja në karrierën e tij. Keqi ka lindur në Itali, ku e ka nisur rrugëtimin në futboll me të rinjtë e Pescarës, ndërsa mban edhe nënshtetësinë shqiptare. Që prej sezonit të shkuar është bërë pjesë e Florianës në Maltë, ndërsa më parë ka luajtur në Itali, ku ekipi i fundit ka qenë Arrezo në Serinë C./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *