13 medalje në Kampionatin Ballkanik, mundja shqiptare jep shpresë

Një eveniment i suksesshëm, jo vetëm përsa i takon organizimit në Tiranë, por edhe për rezultatet e Kombëtares shqiptare. Skuadra kuqezi e ka mbyllur Kampionatin Ballkanik të Mundjes për të rinj, me 13 medalje të fituara në total.

Shpërndarja e rezultateve të arritura nga mundësit shqiptarë, ishin: 2 medalje të arta, 7 medalje argjendi dhe 4 medalje bronzi. Medaljet e arta u fituan nga Eriglend Prizreni në konkurrumin në peshën deri në 65kg dhe Paris Karepi për peshën deri në 125kg).

Të dy kampionët kuqezi triumfuan në stilin e lirë. Përveç përfaqësueses shqiptare, paraqitje mjaft të mirë bëri edhe skuadra turke. Në evenimentin e zhvilluar në kryeqytet, pjesëmarrëse ishin edhe Kosova, Maqedonia, Greqia, Serbia dhe Bullgaria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *