13 kilometra në këmbë për presidentin e Kukësit?

0

 

Koment nga Gjergji Stefa

Safet Gjici u ka thënë bashkëpunëtorëve të tij që nëse Kukësi del kampion, ai së bashku me kupën do e përshkruajë rrugën nga tuneli në qytet në këmbë. 13 kilometra ecje sportive, kushedi se kur presidenti ka lëvizur në një distancë kaq të madhe pa makinë.

Në fakt duket viti i duhur. Pas 5 vitesh që investon dhe 3 herë i dyti një herë i tretë, një kupë dhe një Superkupë, ka ardhur mesa duket momenti titull. Një nga rivalët është si gjithnjë presidenti i Skënderbeut, Takaj. Ka ardhur moment që ai të bëjë pushim të thotë Gjici, ndërkohë që mendon se dhe Partizani duhet të presë dhe pak për të fituar një gjë madhore. Tirana ka dalë 24 herë kampion, Partizani 15 herë, Skënderbeu 6 herë radhazi. Kukësi asnjëherë. E meriton një lloj kënaqësie.

5 vitet e Gjicit si president kanë disa kulme. Kupa e Shqipërisë, apo kalimi në tur të katërt në Europa ligë. Pa diskutim ky i dyti, sepse për herë të parë një skuadër shqiptare e bëri një gjë të tillë. Në fund, mesazhi që megjithëse është biznesmen, futbolli është si një lloj droge, ku prej kënaqësisë më shumë paguan se sa fiton.

Njeriu i cili ka më shumë se 1 mijë punëtorë, renditet mes biznesmenëve në modë, ka pasion politikën deri në kandidim për kryetar bashkie, ka përpara sfidën më të rëndësishme të jetës. T’i japë një qyteti të vogël pa histori në futboll kënaqësinë e madhe. Një përrallë europiane, në qytetin simbol të bashkimit të shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here