13.000 bileta për 15 minuta! Ka dyshime, Policia e Kosovës merr situatën në kontroll

0

Në Kosovë ka kohë që janë ngritur dyshime për funksionimin e sistemit online të shitjes së biletave për ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës. Biletat shiten për një kohë rekord, brenda 10 apo 15 minutash, duke bërë kështu që ato të “avullojnë” pa dalë mirë ende. Pikërisht  kjo ka ngritur dyshimet se biletat përfundojnë në treg të zi, pasi një person mund të krijojë disa llogari për të siguruar sa më shumë bilëta që të jetë i mundur.

Mbi këtë çështje ka reaguar edhe Prokuroria e Kosovës, e cila ka nisur hetimet. Lajmin e ka dhënë vetë zëdhënësi i Prokurorisë  për gazetën “Express”. “Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës”, theksoi zëdhënësi i Prokurorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu./Sport Ekspres/

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.