125 milionë euro, Grizman e ka zgjedhur ekipin e ri

0

Mbrëmjen e kaluar, klubi i Atletikos bëri zyrtar vendimin që Antuan Grizman do të largohet nga Madridi këtë verë. Me një video të postuar në faqen zyrtare të klubit, sulmuesi francez falënderonte tifozët, si dhe shpjegonte se kërkonte sfida të reja tashmë.

Menjëherë pas zyrtarizimit të largimit, kanë nisur zërat për destinacionin e radhës dhe siç thuhet nëpër media është gjithçka e kryer. Grizman do të transferohet te Barcelona, me operacionin që do të kapë vlerën e 125 milionë eurove.

Gjithmonë referuar mediave spanjolle, thuhet se francezi ka një parakontratë me klubin blaugrana dhe kalimi i tij në “Camp Nou”, duket se është vetëm një formalitet tashmë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.