120 minuta + penalltitë/ “Mbretërit” marrin fronin, Courtois bën heroin dhe nderon Zidane

Plotë 120 minuta ka zgjatur vuajtja mes Real Madrid dhe Atletiko Madrid për të rrëmbyer Super Kupën e Spanjës. Në një lojë pozitive nga ana e të besuarve të Zidane por taktika e Simeones arritën të mbajnë pas sulmin e “Los Blancos”. Në fund fjala u takoi penalltive si mundësia e vetme për të shpallur fituesit.

Nga pika e bardhë Thibaut Courtois bën rolin e heroit ndërsa lojtarët e Atletikos të “dështakëve”. Si fillim Saul godet shtyllën ndërsa më vonë gjuajtja e Thomas pritet nga portiere belg i Realit. Nga ana asnjë gabim për kampionët e Europës. Kështu viti nis mbarë për Zinedin Zidane i cili kthehet në Spanjë me sytë nga kampionati./Sport Ekspres/

Penalltitë/ Real Madrid 4-1 Atletiko Madrid


Carvajal (gol),

Saul (shtyllë)

Rodrigo (gol),

Thomas (pret portieri)

Modric (gol)

Trippier (gol)

Ramos (gol)