12 vjet pritje, Franca është në finale!

“Gjelat” fluturojnë në finalen e madhe të Moskës, në pritje për t’u njohur me kundërshtarin (Angli ose Kroaci). Mjafton një gol i mbrojtësit Umtiti për të eliminuar Belgjikën e tmerrshme, që megjithatë provoi deri në fund të barazonte rezultatin, por u detyrua që të dorëzohet pas plot 96 minutash…

Për skuadrën e Deshampit, që në vitin 1998 është shpallur kampion bote me blutë, një rast unikal, për ta fituar edhe si trajner i kësaj përfaqësuese, teksa është finalja e parë pas 12 vjetësh për “gjelat”, që në vitin 2006, në Berlin, do të humbisnin vetëm me penallti ndaj Italisë.

995571676

Një ndeshje, ajo e sotmja, që ka qenë emocionuese, me shumë raste, me portierët protagonistë dhe sidomos me një zhgënjim të madh: Romelo Lukaku ka qenë në hije gjatë gjithë takimit, i bllokuar saktësisht nga prapavija franceze, teksa Pavald ka qenë i jashtëzakonshëm.

995585854

Por, edhe pse nuk shënoi, ylli i Botërorit dhe i futbollit, Kilian Mbape, ka qenë fantastik me galopimet e tij dhe, sidomos, në shërbim të skuadrës, deri në fund, duke fituar faulla dhe duke rinisur të tijët.

Në fund, Kurtua i ka thënë “jo” Toliso, por nuk ka mjaftuar, pasi arbitri pa vërshëllyer më pas fundin e takimit.

Një super ndeshje edhe e Joris, sidomos në pjesën e parë, që i ka thënë “jo” Hazard & Co. Belgjika kthehet në shtëpi, pas një turneu fantastik, që megjithatë u mbyll në gjysmëfinale.

Kurioziteti

Sa i përket golit të Umtitit, protagonistit, që ka shënuar në goditje nga këndi, pas krosimit të Grizmanit, barazon është hera e parë që prej vitit 1998 që 3 mbrojtës (Lizarazu, Blank dhe Turam) shënojnë…

 

FT/ Francë-Belgjikë 1-0

Shënues: Umtiti 51′

Kronika

1′ Ka nisur takimi!

15’ Hazard! Gabim në dalje për Francën, De Brujne shërben për Hazard, që provon me diagonalen në shtyllën e parë, por topi del jashtë

995508278

18’ Matudi! E majtë e “helmuar”, por qendrore për mesfushorin, me Kurtua që zotëron topin

19’ Hazard! Sërish ai, silurë me të djathtën, devijim i Varane, që shtyn sferën pak centimetra më lart tranversës

22’ Alderveirld! Del Belgjika dhe fiton goditje këndi, ku mbrojtësi i Totenhamit provon të befasojë Joris, por portieri devijon me planzhon

23’ Zhirud! Përgjigjet Franca: Umtiti kroson nga mbrojtja, sulmuesi provon me një stopim në ajër të topit, por vetëm sa e prek pak topin. Ndodhej pranë portës belge

995510402

33’ Grizman! Shkëndija e parë e lojtarit të Atletikos: e djathtë nga 25 metra me topin që del mbi traun e portës belg

40’ Pavard! Çfarë rasti për Francën! Mbape bën gjithçka mirë dhe pason për Pavard: mbrojtësi godet i sigurt, por gjen përgjigjen super të Kurtua, që bllokon me këmbë

45’+1 Mbyllet pjesa e parë.

Pas disa minutash ku ekipet janë studiuar, kanë nisur edhe sulmet: gjysma e pjesës së parë i takon Belgjikës, që frikëson Joris me Hazard dhe Alderveirld. Në fund, Franca ka raste të mira, me Pavard që sheh Kurtua të bëjë mrekulli me këmbë

46‘ Ka nisur pjesa e dytë

51′ GOOOL Franca! Umtiti zhbllokon me kokë, në goditje nga këndi

55′ Zhiru! Çfarë rasti Franca për dyfishim rezultati. Asist i Mbape për Zhiru, por sulmuesi bllokohet në fund

65’ Felaini! Provon të përgjigjet Belgjika, por mesfushori nuk gjen kuadratin

67’ Zhiru! Provon francezi, por goditja e tij nuk është edhe aq e mirë

81′ Vitsel! Goditje e fortë, por grushton Joris

90’+6 Toliso i afrohet golit të dytë, por Kurtua thotë jo

Mbyllet ndeshja!

Formacionet zyrtare të gjysmëfinales së parë mes Francës dhe Belgjikës. Çadli zëvendëson Munier tek Belgjika, ndërsa nga Franca nuk ka surpriza.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *