12 javët/ Trajnerët më të mirë në Superiore, veçohen vetëm Cungu dhe Dovedan

Superiorja ka mbyllur 12 javë deri më tani, atje ku Partizani po kryeson renditjen me 22 pikë dhe ndiqet nga Bylisi me 20 pikë. Në rritje të madhe ka pësuar Laçi që nga gara për mbijetesën, tashmë është shumë afër vendit të parë.

Por kush janë trajnerët më të mirë në këto javë të kampionatit shqiptar? Vendin e parë e mban padyshim Dovedan për ritmin dhe vazhdimësinë që po i jep Bylisit. Nëse fillimisht u pa si një ekip që do të binte sërish në Kategorinë e Parë, kur një humbje me Skënderbeun pas 10 javësh që nuk e provonte këtë shije, e tregon më së miri arritjen e bërë.

Dovedan ka ndërtuar një ekip surprizues në Superiore dhe kjo është për t’u duartrokitur. Madje duke i dhënë hapësirë shumë talenteve të rinjë apo duke tjetërsuar futbollistë si Goxhaj, që kanë qenë më parë në Superiore, por jo në këto nivele. Për të vazhduar me trajnerin e dytë më të mirë dhe që quhet Armando Cungu.

Laçi jo vetëm që po fiton në drejtim të tij, por gjithmonë duke shënuar të paktën tre gola. Pastaj ajo fitore minimale ndaj Kukësit mund të “falet”, pasi kurbinasit nuk kishin fituar që prej 5 vitesh me Kukësin. Skuadra është e njëjta me të Starovës, por ndryshim të madh kanë pikët e grumbulluara. Pra vihet re ndryshimi dhe dora e trajnerit. Ndërsa të gjithë teknikët e tjerë të ekipeve në Superiore kanë lëkundjet e tyre apo duke përmendur Lerdën, që pavarësisht kryesimit, nuk po krijon frymën e grupit. /Sport Ekspres/