11 vite te Arsenali, lot dhe emocione në lamtumirën e Ramsej

Aron Ramsej, një djalosh që u rrit te skuadra e Arsenalit, do të largohet në verë drejt skuadrës së Juventusit, me të cilën ka arritur marrëveshjen e para-kontratës që në muajin janar. Mesfushori uellsian është një legjendë e skuadrës londineze, tek e cila u transferua në verën e vitit 2008, nga skuadra e qytetit të tij të lindjes, Kardif.

Plot 11 sezone me “Topçinjtë”, 369 ndeshje, 64 gola, 62 asiste: Mesfushori më me shumë gola në historinë e klubit të Arsenalit. Një mesfushor “Box to Box”, sa në mbrojtje, ashtu dhe në sulm. Një lojtar që çdo trajner do e donte në skuadër.

Sot, në ndeshjen e fundit të sezonit në shtëpi për Arsenalin, mesfushorit uellsian iu bë një “Paradë Nderi”, ku i gjithë stadiumi, lojtarët e Arsenalit dhe stafi teknik, e duartrokitën për të gjitha ato që Ramsej ka bërë në klubin londinez. Një lojtar që vështirë se do të zëvendësohet te “Topçinjtë” dhe një armë e fortë e shtuar në arsenalin e Alegrit te Juventusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *