11 mijë bileta të shitura, të gjithë në stadium për të mbështetur Kosovën

Kosova do të luajë kundër Bullgarisë me datë 25 mars, ndeshje e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2020”. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri”, që e ka kapacitetin 13500 tifozë. Sipas asaj që konfirmon zyrtarja e FFK-së, Diturie Hoxha, është konfirmuar shitja e 11 mijë biletave për këtë ndeshje.

“Sipas Kompanisë që është duke e bërë shitjen e biletave, janë shitur tashmë pothuajse të gjitha. Neve na është konfirmuar nga Kompania që po bën shitjen e biletave online “tiks.app” se kanë mbetur vetëm rreth dy mijë bileta”,- u shpreh zyrtarja e FFK-së, Diturie Hoxha.

Sfida kundër Bullgarisë është shumë e rëndësishme për përfaqësuesen e Kosovës, pasi synon ta nisë në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin për në “Euro 2020”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *