100 ndeshje në Europë, Pep është më i miri

0

Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola po përgatitet për ndeshjen e tij numër 100 në kupat e Evropës. Do të jetë përballja sonte në mbrëmje kundër Monakos që do të përkojë me këtë shifër të ëndërruar nga shumë kolegë të tij. Atij dhe Mançester Sitit i duhet të administrojnë fitoren 5-3 në ndeshjen e parë në “Etihad”, në një nga përballjet më spektakolare në historinë e Ligës së Kampioneve. Pavarësisht se cili do të jetë rezultati përfundimtar “Stade Louis II” të Monakos, trajneri spanjoll i Mançester Sitit do të jetë trajneri me rekordin më të mirë në histori në kupat e Evropës në 100 ndeshjet e para.

Rekordi – Deri më tani Pep Guardiola numëron plot 99 ndeshje në kupat e Evropës si trajner. Për më shumë të gjitha në Ligën e kampioneve, fillimisht me Barcelonën, për të vijuar me Bajernin e Mynihut dhe tani nën drejtimin e Mançester Sitit. Në këto 99 ndeshje, Pep Guardiola numëron 61 fitore, 23 barazime dhe vetëm 15 humbje. Askush nga legjendat e trajningut nuk ka bërë më mirë se Pep pas 100 takimeve të para në kupat e Evropës. Por rekordet e Guardiolës nuk mbarojnë këtu. Që kur mori drejtimin e Barcelonës në verën e vitit 2008, Guardiola dhe ekipet e drejtuar prej tij – Barça dhe Bajerni – kanë arritur gjithnjë, së paku deri në gjysmëfinale. Mes tyre numërohen dhe dy sukseset me Barcelonën në vitet 2009 dhe 2011.

Pep lë pas van Galin – Me ndeshjen kundër Monakos, me siguri që Guardiola do të parakalojë në renditje ish-trajnerin e Mançester Junajtidit, Luis van Gal, i cili ka qenë i pari trajner që ka arritur kuotën e 61 fitoreve në kupat e Evropës pas 100 ndeshjeve të para. Por holandezi ka barazuar 22 dhe humbur 17. Fill pas Guardiolës dhe Luis van Galit, në vendin e tretë në këtë renditje të veçantë vjen trajneri i Njukasëllit, Rafa Benitez. Spanjolli ka fituar 60 nga 100 ndeshjet e tij të para në kupat e Evropës, ku ndër sukseset më të mëdha janë triumfi në kupën UEFA me Valencian dhe Liga e Kampioneve me Liverpulin në vitin 2005, në finalen e paharrueshme të Stambollit kundër Milanit.

Të tjerët – Trajneri aktual i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, dy herë fitues i Ligës së Kampioneve me Porton dhe Interin ka fituar 54 nga 100 takimet e para në kupat e Evropës, teksa Ançeloti, tri erë fitues i Ligës së Kampioneve ka fituar vetëm 51 nga 100 ndeshjet e para.

 

Trajnerët më të suksesshëm pas 100 ndeshjeve të para në Evropë

 

Trajneri                                    F          B         H

Pep Guardiola*                       61        23        15

Luis van Gal                            61        22        17

Rafa Benitez                           60        22        18

Jup Hajnkes                             58        20        22

Valeri Lobanovski                   56        23        21

Xhovani Trapatoni                  56        22        22

Fabio Kapelo                           54        27        19

Sven-Goran Erikson                54        26        20

Zozhe Murinjo                        54        25        21

Ernst Hapel                             54        18        28

Jose Mourinho                         54        25        21

Ernst Happel                           54        18        28

Oto Rehagel                            52        19        29

Karlo Ançeloti                         51        27        22

Zhorge Zhezus                        51        22        27

* Pep Guardiola numëron 99 ndeshje

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here