100 milionë për Verratin, Barça trondit tregun

PSG është mësuar këto vitet e fundit të blejë çdo futbollist që dëshiron, natyrisht përveç Ronaldos e Mesit, por tashmë klubi parisien po kupton se si në fushë, ashtu edhe jashtë saj, nuk është i pandalshëm.

Dështimet e njëpasnjëshme në Champions League kanë lodhur yjet e PSG-së dhe tashmë është Marko Verrati ai që ka bërë kërkesë të largohet.

Menaxheri i mesfushorit, Donato Di Kampli, ka biseduar me Barcelonën dhe ka mbyllur gjithçka në parim, duke marrë edhe ofertën e parezistueshme: 100 milionë euro PSG-së, thuajse 10 milionë euro në sezon Verratit.

Antero Henrike, drejtori i ri sportiv i PSG-së, është paraqitur sot në Milano për të biseduar me Di Kamplin, por tashmë është e qartë: Verrati kërkon të largohet dhe më shumë se 100 milionë nuk do t’i paguajë asnjë klub.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *