10 talentet U-23 që do të futin klubet e mëdhenj në “sherr”

0

Vend për të rinjtë, e ardhmja është e tyre. Në futboll, ashtu si edhe në shumë fusha të tjera, duhet t’u lihet hapësirë të rinjve që kanë energji, dëshirë dhe atë aftësi për t’u dalluar. “Daily Mail” ka bërë kështu një klasifikim të 10 lojtarëve më të mirë U-23 që këtë verë do të jenë edhe “molla e sherrit” të klubeve të mëdha në merkato. Sigurisht që, disa nga ata, padyshim kanë shpërthyer tashmë dhe dy, mbi të gjithë, Kiljan Mbape dhe Paulo Dibala që janë shkëputur dukshëm në krahasim me të tjerët. i pari, jo vetëm ka çuar Monakon në vend të parë të kampionatit francez falë golave të tij, i asistuar edhe nga  Falkao, por edhe në gjysmëfinalen e Champions League-s, ku përballë do të ketë pikërisht “rivalin” e tij të merkatos, i cili, sapo ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në 2022-shin.

  1. MBAPE (18 vjeç) – Sigurisht që emri i parë do të ishte i lojtarit më të ri të formacionit të dhjetë talenteve. Ndoshta njëri nga të rinjtë më të fortë të kohëve të fundit, 18 vite e katër muaj. Kiljan Mbape është një talent francez që po bën të ëndërrojë Monakon me golat e tij. i shpejtël, teknik, mund të luajë në të tre pozicionet e repartit ofensiv dhe ka atë instinkt prej bomberi në zonën e rreptësisë që shumë pak e kanë. I kanë bërë llogaritë ata që kanë parë ndeshjet e Monakos në Champions League,  sidomos ato ndaj Mançester Sitit dhe Borusias së Dortmundit. Guardiola dhe Tuhel e dinë më mirë se kushdo tjetër që, sulmuesi francez është i pamarkueshëm aq sa trajneri katalanas kërkon ta blejë dhe ta çojë te Siti. Me 14 gola në kampionatin francez dhe me pesë të shënuara në Champions, talenti me origjinë nga Zaireja sigurisht që do të bëhet një nga sulmuesit më të mirë në Botë. Ai ka idhull Henrinë, por, sipas vetë ish-sulmuesit legjendar të Arsenalit, Juventusit dhe Barcelonës, Mbape është më i mirë se ai.  Dhe një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë ish shoku i skuadrës së Henrisë te Barça, Ljudovik Zhuli, që aktualisht është drejtuesi i skuadrës së Principatës. “Më vjen keq, por, në të tilla raste një lojtar si Mbape përfundon duke u shitur. Edhe pse ai që do ta kërkojë do të hedhë shumë para”.

Image result for mbappe

  1. DONARUMA (18 vjeç) – I aktivizuar nga Mihajloviç, portieri i ri është bërë një pikë e rëndësishme për Milanin dhe në këtë sezon po tregon që ka të gjitha kartat në rregull për t’u bërë portieri i kombëtares italiane. Ndërmjet karakteristikave të tij kryesore janë daljet dhe mundësia për të hipnotizuar sulmuesit kundërshtarë nga 11 metra. Suksesi i Milanit sigurisht që është edhe në duart e tij. Aktualisht ai ka mbushur moshën e pjekurisë në shkurt dhe kontrata e tij përfundon në 2018-n, teksa Milani, falë edhe blerjes nga ana e Jongong Li, po shtyn për të rinovuar këtë kontratë me të asistuarin e Mino Rajolas. Madje në shumë raste, vetë Rajola ka thënë se po pret Milanin, por nuk do ta presë pafundësisht. Vetë Xhixho do kuqezinjtë dhe ajo puthje e stemës në ndeshjen ndaj Juves nuk është pak. Por, tanimë, përveç Juventusit, që do ta bëjë Bufonin e ri të Italisë, ka dalë edhe opsioni i kampionateve të tjera dhe Seria A s’është më e parapëlqyera. Sigurisht që në merkaton e kësaj vere do të lëvizin shumë gjëra.

Image result for Donnarumma

  1. DEMBELE (19 vjeç) – Një shigjetë e vërtetë. Ky është Ousman Dembele, sulmuesi i Borusias së Dortmundit që po bën kaq mirë në Bundesligë. Lojtar i shpejtë, i paarritshëm me topin në këmbë dhe shkatërrues në fushë të hapur. Nëse nuk humbet rrugën pas ndonjë viti do të jetë njëri nga sulmuesët më ofensivë në qarkullim.

Image result for Dembele dortmund

  1. DIBALA (23 vjeç) – Pas “shpërthimit” në Palermo, Paulo Dibala po konfirmohet me fanellën e Juventusit. Lojtar jashtëzakonisht teknik, argjentinasi është një sulmues i dytë, i aftë të çojë përpara portës shokët e skuadrës dhe të realizojë edhe gola spektakolarë vetë. Duhet të përmirësohet në vazhdimësinë e paraqitjeve, por koha është në anën e tij dhe sidomos, talenti. Dy golat e shënuara ndaj Barcelonës në ndeshjen e parë të turit çerekfinal, sigurisht që treguan edhe vlerat e tij si një lojtar i madh dhe si një argjentinas i denjë në vijën e parë. Ai është i aftë që, edhe falë Higuainit, por, mbi të gjitha Manxhukiç dhe Kuadrados të bëhet i rrezikshëm në zonat kundërshtare. Nuk është Mesi, por i pëlqen Barcelona, edhe pse e nxorri jashtë Champions League-s, atje ku nga katër golat e shënuar për këtë edicion dy i ka shënuar në portën e Ter Shtegenit. E, ndërsa deri dje spekulohej mbi të ardhmen e tij, ku flitej për një klauzolë pro Barcelona në kontratën e tij të re me Juven, jo më larg se pas eliminimit të katalanasve prej këmbëve të tij, bardhezinjtë e bëjnë lojtarin më të paguar në kontratën e re që rinovojnë deri në 2022-shin me argjentinasin. Madje, jo më larg se të martën, vetë Barcelona e ka snobuar, duke thënë se nuk i intereson Dibala, pasi ata kanë tashmë lojtarët që i duhen.

Image result for Dybala Juve

  1. SANE (21 vjeç) – Në një sezon të komplikuar për Mançester Sitin ai që po del në pah është Leroi Sane, sulmuesi i “qytetarëve”. Lojtar shumë teknik që e ka nisur aventurën e tij në Angli me disa vështirësi, por mezi është bërë një pikë kryesore e skuadrës së Guardiolës. Edhe pse me 20 ndeshje në kurriz të tij në këtë Premier League, gjermani 21-vjeçar, ka arritur të shënoja 5 gola, teksa edhe në Champions ai arriti të prekte rrjetën dy herë në katër ndeshje që ka luajtur me “qytetarët”. Një talent që sigurisht do të bëjë të flitet për të këtë verë.

Image result for Sane Man City

  1. MARSIAL (21 vjeç) – Nga Siti te Junajtid. Nga “kushërinjtë e zhurmshëm” (noisy neighbours) siç i ka quajtur Ferguson, te “Djajtë e Kuq”. Nga Sane te Antoni Marsial. Lojtari i rëndësishëm i skuadrës së Murinjos është njëri nga sulmuesit më të fortë në qarkullim. Me një teknikë të hollë ai po tregon gjëra shumë të mëdha, teksa është kthyer në një pikë kryesore të Mançester Junajtid. Dhe tani, me dëmtimin e Ibrahimoviç, reparti i vijës së parë i është besuar atij dhe të riut tjetër, Rashford.

Image result for Martial

  1. KIMISH (22 vjeç) – Lojtari që bën gjithçka për Bajernin, Joshua Kimish lind si një mesfushor qendre, por me Ançelotin ka mbuluar katër role. Mbrojtës i djathtë, shkatërrues përpara mbrojtjes, gjysmëkrahu dhe sulmues i jashtëm. Pra, një lojtar i kompletuar që falë trajnerit italian mund të bëhet njëri nga më të fortët.

Image result for Kimmich

  1. BEILI (22 vjeç) – Më në fund, Junajtid ka gjetur një mbrojtës të një niveli të lartë. i marrë nga Vijareali për 38 mln euro, Erik Beili po tregon personalitet në Premier League. Me një shpejtësi të mirë ai ka si karakteristikë të tij një zgjedhje të mirë ndërhyrjeje. Një talent që sigurisht do të tregojë shumë deri në fund të sezonit, duke qenë edhe në Europa League me Mançester Junajtid. Dhe, shifra prej 38 mln eurosh pritet që të dyfishohet në këtë merkato verore.

Image result for Bailly man utd

  1. VARAN (23 vjeç) – Një mbrojtës tjetër që po bën gjëra të mëdha është Rafael Varan i Real Madridit. Nën drejtimin e Zidanit ai po konfirmohet dhe nën “diktatin” e Sergio Ramosit formon një nga dyshet qendrore të mbrojtjes më të fortë në Botë. Mëkat për skuadrën e tij që, pas kualifikimit të sikletshëm në Champions, duke mundur Bajernin e Mynihut, në të dyja ndeshjet, ka humbur terrenin në La Liga, duke lejuar Barcelonën të kalojë në krye pas humbjes së klasikes. Por, sigurisht që faji nuk është i Varan. Ai vazhdon të bëjë punën e tij dhe ta bëjë mirë. Në fund të fundit, është vetëm 23 vjeç nuk mund të marrë përsipër të gjithë problemet e Spanjës.

Image result for Varane real

  1. TOLJAN ( 22 vjeç) – Protagonist i sezonit të jashtëzakonshëm të Hofenhaimit, Zheremi Toljan është në perspektivën e së ardhmes së njërit prej mbrojtësve të krahut të majtë më të mirë. i saktë në fazën e mbrojtjes dhe fizikisht i fortë, teksa mund të krosojë me të dyja këmbët. Madje, që tani lufta ka nisur për të siguruar shërbimet e 22-vjeçarit për sezonin e ardhshëm, teksa në Bundesligë gati për ta marrë janë Bajerni dhe Lajpcigu, ndërsa në Itali, përveç Juves dhe Napolit, në skenë ka dalë edhe Milani, për të mos përmendur Çelsin në Angli. Dueli për talentet sapo ka nisur.Image result for Toljan
SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here