10 sulmuesit më të mirë që mund të transferohen gjatë merkatos së verës

Merkatoja po afron dhe të ëndërrosh, nuk kushton asnjë qindarkë. Gjatë kësaj vere, shumë telenovela do të marrin fund dhe e ardhmja e disa lojtarëve do të zgjidhet më në fund. Ajo që të gjitha skuadrat duan, është të përmirësohen, sidomos në repartin e sulmit.

Por dihet tashmë se sulmuesit janë ata që vlerësohen më së shumti në treg, jo vetëm për golat që mund t’i sjellin një skuadre, por dhe për faktin që janë ata të cilët shesin më shumë fanella dhe kanë më shumë fansa.

Edhe këtë merkato, pritet që sulmuesit të jenë ata që do të jenë në fokus, por kush janë 10 bomberat që mund të ndërrojnë skuadër gjatë merkatos së verës dhe sa vlerësohen në treg (sipas Transfermarkt)?

  • Tomas Myler          35 milionë euro
  • Gonzalo Higuain    45 milionë euro
  • Riçarlison                45 milionë euro
  • Edinson Kavani      50 milionë euro
  • Luka Joviç                55 milionë euro
  • Timo Verner           65 milionë euro
  • Romelu Lukaku      85 milionë euro
  • Mauro Ikardi          90 milionë euro
  • Paolo Dibala           100 milionë euro
  • Antuan Grizman     150 milionë euro

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *