10 skuadrat më dribluese: Dominon Spanja, Milani super!

0

Një studim i bërë nga “Opta” ka nxjerrë 10 ekipet me përqindjen më të madhe të driblimeve. Flasim për 5 kampionatet kryesore të Europës. Në krye është Atletiko e Madridit, ndërsa ekipet e La Ligës dominojnë me 5 të tilla. Italianët renditen të dytat me 3 ekipe, ndërsa Siti dhe Seint Etien përfaqësojnë Anglinë dhe Francën. Pozicion i mirë dhe për Milanin e Gatuzos, ndërsa Barcelona renditet në vendin e pestë.

10- UDINEZE (54%)
Pavarësisht se ekipi friulan ndodhet në vendin e katërt nga fundi në Serinë A, ndodhet në vendin e dhjetë në këtë renditje. Ylli i Udinezes është Rodrigo De Pol, me 5 gola, 3 asiste dhe shumë driblime të kryera.

9- EMPOLI (54.8%)
Ky ekip ndodhet me të njëjtat pikë me Udinezen, me nga 9 të tilla. Françesko Kaputo është golashënuesi i ekipit, me 6 gola, ndërsa slloveni Zajk është dribluesi kryesor i ekipit toskan.

8- ESPANJOL (55%)
Ekipi nga Barcelona është një surprizë e bukur e këtij sezoni në La Liga. Vendi i pestë në renditje, Borja Iglesias është bomberi i ekipit me 7 gola të shënuar, ndërsa Piati, Sergio Garsia dhe Baptistao janë lojtarët kryesorë të Espanjolit.

7- REAL SOCIEDAD (55.3%)
Baskët ndodhen në vendin e dhjetë në kampionat. Asier Garitano është lojtari më teknik i ekipit, ndërsa protagonistë të tjerë janë Uillian Hoze, Ojarzabal, Huanmi dhe Bautista.

6- BETIS (56.8%)
Ekipi andaluzian është rikthyer në Europë dhe po shijon një periudhë fantastike. Fitore ndaj Milanit në “San Siro” dhe ndaj Barcelonës në “Camp Nou” për kampionat. Në ekip ka emra të njohur si Tejo dhe Hoakin, por dhe lojtarë më këmbë të mira si: Lo Çelso, Guardado, Kanales dhe Setien.

5- BARCELONA (58.2%)
Nuk kishin si të mungonin katalanasit. Ylli i ekipit dihet, Leo Mesi me 9 gola dhe 5 asiste, ndërsa lojtarët driblues në ekipin e Valverdes janë me shumicë. Nëse Mesi nuk do të ishte dëmtuar, Barça do të ishte shumë më lart në re në këtë renditje.

4- MANÇESTER SITI (58.5%)
36 gola të shënuar, 32 pikë dhe vendi i parë në Premier. Ekipi i Guardiolës ka shumë yje, duke nisur nga Kevin De Brujn, i cili është i dëmtuar. Më pas me radhë, David dhe Bernardo Silva, Mahrez, Sane, Sterling, Aguero… Mjafton?

3- SEINT ETIEN (58.9)
Ndodhen në vendin e pestë në Francë. Khazri është golashënuesi më i mirë i ekipit me 6 gola, ndërsa lojtarët më të mirë driblues janë: Kabela, Hamouma, M’Vila dhe Salibur.

2- MILAN (61.1%)
Pavarësisht problemeve me dëmtimet dhe rezultateve jo aq pozitive, ekipi i Gatuzos zhvillon një futboll të bukur. Kutrone dhe Higuain janë “snajperët” e ekipit, ndërsa Suso numëron 4 gola. Spanjolli është dribluesi më i mirë i kuqezinjve dhe një nga më të mirët në Serinë A. Nëse Milani ndodhet në vendin e dytë, një meritë e madhe shkon për Suson.

1- ATLETIKO MADRID (63.7%)
Ekipi i Simeones renditet në vendin e parë. Vendi i tretë në kampionat, vetëm një pikë më pak se Barcelona. “Colchoneros” janë një ekip shumë i fortë dhe kanë disa lojtarë teknikë në përbërje. Grizman, Korrea, Lemar dhe Saul Niguez janë këmbë artët e ekipit dhe Atletiko renditet e para në këtë renditje.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.