10 pikë në 4 ndeshje në Premier Ligë, por: “Trajner, e teprove me internetin 4G!”

0

Histori komike nga Premier Liga angleze, më saktë nga Uellsi, sepse prej andej është Suonsit.

Këtë sezon Suonsi po vuan shumë dhe është në vendet e fundit në renditje, pasi iu larguan disa emra të njohur.

Megjithatë, me ardhjen e trajnerit Karlos Karvajal gjithçka ka ndryshuar për mirë. Në 4 ndeshjet e fundit Suonsi ka luajtur shumë mirë dhe ka marrë 10 pikë, duke braktisur vendin e fundit në renditje.

Problem? Vetëm një, dhe nuk ka lidhje me futbollin: Karvajal harxhon shumë internet në telefon!

Me sa duket, interneti 4G kushton shtrenjtë në Uells dhe Karvahal e ka përdorur gjithë kohën, ndaj fatura që i ka shkuar klubit ka qenë paksa e kripur, duke bërë që trajnerit t’i tërhiqet vëmendja që të mos e teprojë.

Vete Karvahal shpjegon: “Mbulimi nuk është i mirë dhe detyrohem tw përdor 4G, sepse studioj skemat e ekipeve kundërshtare dhe me telefon bëj disa punë njëherësh. Nga mëngjesi deri në darkë me stafin tim punoj në fushë dhe para kompjuterit dhe telefonit”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.