10 milionë larg Evertonit, Milanin e “tërbojnë” anglezët

Milan e ka shprehur hapur me kohë dëshirën për të siguruar shërbimet e anësorit të Gremios, Everton. Leonardo ka nisur të lëvizë gurët dhe së fundmi duket se ka pasur një takim me agjentin e lojtarit, Zhilmar Velos.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.com”, Milan duket se do ka përgatitur të ofrojë 40 milionë euro për Everton. Një shifër që me shumë gjasa nuk do të llogaritet nga Gremio, pasi klubi brazilian e ka bërë me dije që kërkon së paku 50 milionë euro.
Leonardo dhe Milani duhet t’i bëjnë mirë llogaritë, pasi nuk përjashtohet edhe një futje në garë e Mançester Junajtid apo Mançester Sitit, gjithmonë sipas raportimeve nga mediat. 23-vjeçari Everton ka një klauzolë prej 80 milionë eurosh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *