10 lojtarët U-21 më të shtrenjtë, De Ligt është i treti

Mathijs De Ligt është blerja më e fundit me Juventusit dhe padiskutim transferimi më i bujshëm deri më tani në këtë merkato vere. Edhe pse i kushtoi Juventusit plot 84 milionë dollarë, holandezi nuk është adoleshenti më i shtrenjtë, pasi Kilian Mbape dhe Zhoao Feliks kalojnë vlerat e 100 milionë dollarëve, madje francezi kalon dhe 200 milionë.

Mançester Junajtid ka blerë plot 3 futbollistë nga kjo listë Top 10. Antoni Martial, Luk Shau dhe Uejn Runi janë emrat që i janë bashkuar “Djajve të Kuq” kur kanë qenë adoleshentë. Më poshtë, do të njiheni me 10 lojtarët U-21 më të shtrenjtë në botë:

1.Kilian Mbape: Monako-PSG  ($202 milionë)
2.Zhoao Feliks: Benfika-Atletiko Madrid ($141 milionë)

3.Mathijs de Ligt: Ajaks-Juventus ($84 milionë)
4.Antoni Martial: Monako-Man. Junajtid ($67 milionë)
5.Rodrigo Goes: Santos-Real Madrid ($50.5 milionë)
6.Vinisius Zhunior: Flamengo-Real Madrid ($50.5 milionë)
7.Lukas Moura – São Paulo-PSG ($45 milionë)
8.Luk Shau – Sauthempton-Man. Junajtid ($42 milionë)
9.Uejn Runi – Everton to Man. Junajtid ($41.5 milionë)

10. Havier Saviola: River Plejt-Barcelona  ($40.2 milione)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *