10 blerje verore, Skënderbeu synon kthimin te titulli kampion

0

Nëse Skënderbeu nuk do të ishte pjesë e grupeve të Europa League, nuk do të kishte bërë kaq shumë blerje. Por ky sukses historik, që solli edhe miliona euro, bëri që korçarët të jenë aktivë në merkato. Skënderbeu është fuqizuar shumë, pasi nuk ka larguar lojtarë cilësorë, me përjashtim të Latifit. Presidenti Ardjan Takaj ka shtuar në ekip 10 të tjerë gjatë kësaj vere. Afrimet verore të Skënderbeut janë për të gjithë repartet. Kanë ardhur 6 mesfushorë, një portier, një mbrojtës dhe dy sulmues. Nga këta 10 lojtarë, 3 janë të huaj, 4 kosovarë dhe 3 të tjerët shqiptarë. Duke parë emrat që janë afruar në merkato, mund të themi pa frikë se Skënderbeu që tani ka hedhur kandidaturën për të rikthyer në Korçë titullin kampion. Me një buxhet kaq të madh dhe me lojtarë kaq cilësorë, Daja dhe të tijtë janë gati ta rikthejnë shumë shpejt titullin.

Lista e blerjeve të verës
Marjo Dajsinani (portier)
Fidan Aliti (mbrojtës)
Donjet Shkodra (mesfushor)
Bruno Dita (mesfushor)
Afrim Taku (mesfushor)
Shend Kelmendi (mesfushor)
Suad Sahiti (mesfushor)
Biniam Demte (mesfushor)
Ali Soue (sulmues)
Martin Nespor (sulmues)

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here