10/10 në gjuajtet e sakta dhe te 5 më të mirët, Heung-Min Son e mbyll ushtrinë…si ylli i ndeshjes!

0

Nga Klaudio Ndreca

Heung-Min Son shkëlqen kudo që e provon veten dhe jo vetëm në futboll. Lojtari i Totenhemit kishte një detyrim për të mbyllur në Korenë e Jugut, atje ku duhej të përfundonte ushtrinë. Ligji është i barabartë për të gjithë, duke mos i shpëtuar as një nga ambasadorët më të mirë të vendit të tij.

Një sulmues që luan në nivele të larta të “Premier League” dhe që dëshirohet nga shumë skuadra të njohura. Gjithsesi nisur nga mbyllja e futbollit për shkakun e Koronavirusit, Heung-Min Son shkoi për të mbyllur detyrimet në Korenë e Jugut.

Tashmë ushtria ka përfunduar me sukses pas 3 javëve shërbim. Madje duke u shpallur tek më të mirët dhe duke marrë një dekoratë, pasi lojtari i Totenhemi ishte i 5 nga 157 njerëz në sektorin e tij. Në goditjet me armë kishte një saktësi vrastare, 10/10. Gjithashtu edhe tek një ushtrim lidhur me rezistencën mendore ka shkëlqyer, pasi ka mësuar që të durojë presionin e futbollit elitar. Tashmë Heung-Min Son do të kthehet në Angli dhe atje duhet të mbyllë karantinë e detyrueshme 14 ditore. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.