900 mijë euro për dy vjet, oferta e Dukës për Inzagin!

 

Thuajse 1400 kilometra ndajnë presidentin e FSHF-së nga trajneri i Venecias, i cili pu pushon në ishullin e Formenteras, në Spanjë. Ka edhe një problem bashkëpunëtorësh: Pipo do të marrë 6 me vete

Armand Duka është fiksuar me Filipo Inzagin. Ish-trajneri i Milanit, që udhëhoqi sezonin e shkuar Venecian drejt fitimit të titullit në Lega Pro, duke siguruar edhe ngjitjen në Serinë B, ndodhet prej disa ditësh në ishullin e mrekullueshëm të Formenterës, shumë pranë gadishullit iberik, teksa është duke reflektuar. Ditën e djeshme, drejtori sportiv i Venecias, Xhorxho Perineti, i pyetur dje mbi të ardhmen e trajnerit, u shpreh:

“Inzagi s’na ka thënë asgjë – pret shkurt Perineti – nëse ose kur të ketë diçka konkrete, do të ulemi në një tavolinë për të kuptuar se çfarë do të bëjmë”. SuperPipo kërkon garanci ekonomike dhe teknike për skuadrën, që kurrë s’i ka marrë. Rroga nuk është parimore, pasi në fillim ka rëndësi projekti dhe presidenti Xho Takopina duhet të tregohet i sinqertë me Pipon, në këtë pikë. Inzagi është i dyzuar.

Skenari – Sipas “Gazzetta dello Sport”, që në edicionin e djeshëm ka publikuar lajmin në faqe të parë, oferta që presidenti Duka ka bërë gati është 40 mijë euro në muaj, teksa sipas asaj që “Sport Ekspres” ka zbuluar, do të jetë e vlefshme për dy vitet e ardhshme, pra në total 900 mijë euro për Inzagin. Presidenti i federatës, Duka, është duke negociuar me agjentin e SuperPipos, Tulio Tini, i cili nuk duket edhe aq entuziast se si po shkojnë negociatat. Madje, mund të jetë edhe një lëvizje që të vendosin Venecian me shpatulla pas murit dhe drejtuesit e saj në pozitën për të bërë lëvizjen e parë dhe blinduar trajnerin, duke i premtuar merkato super dhe besim edhe për dy vite të tjera, pasi kontrata e Pipos është edhe për një tjetër vit, me modifikim dhe rritje rroge nga 150 mijë euro në 350 mijë.

Veç kësaj, sipas “Gazzetta”, Igli Tare është ai që i ka dhënë këtë emër Dukës, edhe pse kjo nuk mund të vërtetohet.  Ka edhe një tjetër problem, jo i vogël. Inzagi ka 6 bashkëpunëtorë te Venecia dhe do të donte të merrte të gjithë në stafin e Shqipërisë. E përditshmja prestigjioze italiane shkruan dhe se Duka mund të bindet të fluturojë vetë në ishull dhe të gjejë një marrëveshje ekonomike me ish-futbollistin e Milanit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *